KOPLIK , PREZANTOHET SKEMA KOMBËTARE E MBËSHTETJES PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL 2018

0

Me pjesmarrjen e një pjese të fermerve , por edhe të kryepleqve dhe administratorve të njesive administrative në M.Madhe , është organizuar prezantimi i skemes së mbeshtetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural .

Në këte takim ishte prezent Kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj , si dhe inspector të Agjencisë për zhvillim Bujqësor dhe Rural . Mbështetja fokusohet tek Bujqësia , ku konsistoin fuqishem rritja e konkurënces së produkteve bujqësore . Po kështu edhe në blegtori është përqendrimi tek përmirsimi i zinxhirit të sigurisë ushqimore te produkteve blegtorale . Ndërkaq edhe Agroturizmi , është një nga prioriotetet ku kjo skemë mbështet fuqishem fermerët në nxitjen e prodhimit vendas dhe produkteve tradicionale . Natyrisht që peshkimi , me drejtimin kryesor të tij menaxhimin dhe rritjen e eksportit konsiderohet si një tjeter mundesi financimi . Ndaj për të gjitha këto nga inspektoret  e kësaj Agjencie u dhanë shembuj dhe modele formati se si mund dhe duhet aplikuar nga fermeret për të rrezultuar fitues , risi kësaj rradhe vlersohet lehtesi në aplikim me zero dokumenta , kjo për të gjitha zyrat në tërë vendin . Një rëndesi kësaj mbështetje i është dhënë Koioperimit , ku financimi shkon nga 25- 50% , ndersa për fermeret e rinj (22-35 vjeç) ka një mbeshtetje prej 25% . Ndersa për të gjitha këto eshtë folur qartësisht gjatë këtij takimi , me vlera ështe vlersuar edhe fjala e kryetarit të Bashkise M.Madhe Tonin Marinaj i cili u ndal tek prioritet politike të maxhorances për të ndihmuar bujqesinë dhe zhvillimin rural  në M.Madhe .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.