KA VOJTE, O MALËSI E MADHE, KA VETE, O SHQIPËTAR? “ titulli i librit që pritet të dal së shpejti nga Prof. Lulash Palushaj

0
148
Nga Mimoza Rexhvelaj  Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Rexhvelaj: Mos ngurro të lutem ...
Profesor Lulash Palushaj, nuk asht ma befasi në veprën dhe krijmtarin e tij, serish vjen me flladin e “Maleve të Malcisë” andej kufini e bashkë me ta sjell dhe aromën e vatrës atnore.
I lidhun fort me rranjët dhe zinxhirin e gjakut, me traditën, zakonet, me porosit e të parve kërkon me i përcue me fines e delikatesë të pashoqe tek brezi i ri, gjithë atë pasuni të trashëguar prej të parve.
Shkrimi nis ambël në vatrën e ngrohtë bashkë me vllazni, nis me jetën e përditshme e kujtimet që i ruan si fotografit në mur, i rreshton qartë, bukur, me emra e ngjarje reale, personazhe që ia kanë gëzue zemrën dhe i përkasin jetës së tij, në shkrim ka shumë krenari njerëzore e dashni për viset, për tokën mamë, e deri për rrezet e diellit që në Malci ngrohin e ndricojnë ma fort se në çdo anë të botës. Autori bashkëbisedon, diskuton, flet drejtëpërdrejt, pyet e shtron shqetsimet me rend, por shumë herë pa përgjigje…
Stili i shkrimit asht unik i Profesorit, ai ka ditë gjithmonë me i mbledh si bleta nektarin këto relike të mocme të jetës malcore, të gjysheve tona, të prindërve, të gjakut dhe mi prue tek lexuesi bash sikur po sheh një film dhe ti je mrena tij si personazh dhe lëviz në faqe të librit bashkë me ta.
Në çdo kohë Profesor Lulusha ka punua fuqishëm për Bashkimin e trojeve shqiptare dhe korigjimin e padrejtësisë që i asht ba Nanës Shqipni, ai kurrë se ka lanë vedin larg kësaj dashnie të madhe dhe në cdo vepër të tij del shpirti i pastër dhe dashnia e madhe që ka për Atdheun, Gjuhën, Flamurin, Shqipninë e madhe, për Malcinë fisnike, për Malet që aq fort i thyr lavde e himne.
Plaga e emigrimit vjen në libër si dhimbje e madhe shekullore që vazhdon me pikua gjak, që dhëmb fort, si klithëm ndër shekuj, Profesor Lulashi kërkon që dallëndyshet të kenë kthimin në trojet e t’parëve, në votër ku janë nanat e gjyshet që presin me lutje e uratë shtruar mbi sofër të bardhë e me dashni.
Lexuesi do ndihet i ledhatum në sedër, por edhe rrethi shoqëror e jetësor i Profesor Lulashit, që janë skalit në libër me emra e mbiemra, me ngjarje reale që janë tregue thjeshtë pa sforco, pa u largua nga e vërteta, por natyrshëm dhe duken si tablo varun mbi murin e vjetër të një kulle të madhe, bash në odën e kuvendit të burrave, ku gjithçka ka rendin e vet, ku gjithkush flet sipas radhës dhe siç e don zakoni i maleve.
Lumte dora Profesor Lulash Palushaj, për këtë perlë që po ia shton gjerdanit të krijmtarisë tande, por që hijeshon e zbukuron krahnorin e Malëcisë tonë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.