Vllaznia po bëhet gati për nisjen e ndeshjeve zyrtare të këtij viti por tek ajo është ende një çështje që pret zgjidhje. Bëhet fjalë për elementin e ri i cili nuk u grumbullua me ekipin në stërvitjen e Ulqinit. Kjo ka krijuar shumë pakënaqësi për më tepër që ditët e fundit, dy prej këtyre lojtarëve të rinj, pikërisht sulmuesi Pusi dhe mbrojtësi Isufi janë janë grumbulluar me kombëtaret U-20 dhe U-19 sepse kanë vlera dhe jo më kot, kanë marrë ftesën nga këto ekipe. I pyetur nëse ka ndonjë përgjigje në lidhje me këtë çështje, trajneri Gjoka deklaron se këto futbollistë, janë në planet e Vllaznisë.Gjoka deklaroi se lojtarët janë në provë me këto ekipet kombëtare megjithatë vetëm Pusi mund të jetë i tillë sepse Isufi ka disa vite që është pjesë rregullisht e këtyre ekipeve. Por gjithsesi, e rëndësishme është që Vllaznia të mos e heqë asnjëherë vëmendjen nga elementi i ri i dalë nga Akademia Vllaznia, me të cilin është krenuar prej vitesh.