Në kuadër të 150 vjetorit të lindjes së shkrimtarit, publicistit dhe poetit kombëtar, UGSH Qarku Lezhë mblodhi në veprimtarinë e edicionit të parë të ndarjes së çmimeve ” At Gjergj Fishta” në gazetari, kolegë nga të gjitha qytetet e vendit, gazetarë të njohur të Lezhës dhe personalitete të ndryshme nga fusha e kulturës, letërsisë dhe mediave.
Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Lezhës, Gjergj Figuri, duke vlerësuar dhe falenderuar pjesëmarrësit e pranishëm, njoftoi se kjo veprimtari e mundësuar në edicionin e parë nga Bashkia e Lezhës, AZ Group, Hoteli i Gjuetisë, Restorant Rapsodia dhe z. Zef Shtjefni, do të ketë një udhëtim të përvitshëm duke inkurajuar gazetarët e kurajshëm dhe gazetarinë cilësore.
Aktiviteti i moderuar nga publicisti Gjergj Marku, pati vlerën e një mirënjohjeje ndaj personalitetit të madh kombëtar si dhe sipas të lauruarve nxit dhe inkurajon brezin e ri të gazetarëve në qytetin që ka kryevend në historinë e gazetarisë shqiptare.
Në aktivitet përshëndeti edhe prefekti i Lezhës zoti Gjok Jaku. Ndërkohë që emra të njohur te gazetarisë si Frrok Çupi, Aleksandër Çipa, Martin Dedaj, Ndue Dragusha e Aurora Nikolli dhe përfaqësuesi i biznesit Alban Zusi etj, që e konsideruan këtë nismë si një hap të vyer për shkollën dhe trashëgiminë fishtiane në gazetari e sidomos në publicistikë.
Në ditën e dytë të aktivitetit gazetarët e ftuar nga të gjitha degët e UGSH në vend patën një takim informues dhe mirëseardhës me kryetarin e Bashkisë së Lezhës zotin Pjerin Ndreu i cili i njohu myafirët me projektet e inkurajuara nga bashkia në kuadër të 150 vjetorit të Fishtës si dhe në lëmi të muzeologjisë dhe atë të trashëgimisë.
Ndërkohë që më pas gazetarët u bënë pjesë e aktivitetit poetik të organizuar nga klubi letrar “Ndoc Gjetja” dhe e mbyllën axhendën e veprimtarisë në kompleksin agrokulinar ” Mrizi i Zanave” në Fishtë.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë qarku Lezhë