Fal Dashuri

0

Bianca (Bardha)Dushaj Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz duke buzëqeshur

Mos te shohin prane varrit
Te me vish duke qare
Sa isha gjalle ti asnje dit
Nuk ke ardh me me pare
Sa here kam prit me me ra telefoni
Sa here kam qare ne heshtje
Veshtrimi me kish mbet tek balkoni
Edhe gjethet i numerova qe binin ne vjeshte
Ku shkoi ndjenja e dashurise?
Perse keshtu njerezit jane ba?
Nje akull i madh ne mes te shtepise
S po dojne njeri tjetrin me sy me e pa
O zot sillu nga njerezimi
Shkrij akuj e çdo ndjenje te keqe ne tokë
E nisja plot ngrohtesi nga fillimi
Sepse kalimtare jemi ne kete bote
O njeri zgjohu me ndjenjen dashuri
Zbukuroje diten me te ëmbla fjalë
Pasuro shpirtin me lumturi
E ëmbel jeta ka me te dalë
Si yjet ne qiellin pafund
Qe enderr i kemi dhe shprese
Yllin Miresi ti shkeput
Fal Dashuri dhe bese…..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.