Me rastin e 110-vjetorit të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Deçiç nga Heroi Ded Gjo Luli dhe të mbajtjes së Kuvendit historik të Grecës, ngjarje të rëndësishme që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoja në Malësinë e Madhe, trevë simbol të atdhedashurisë dhe qëndresës, katër ndër bijtë e saj më të shquar, prijësit legjendarë të lëvizjeve patriotike për mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial, Prekë Cali, Pretash Zekë Ulaj, Prekë Gjolaj dhe Kolë Maç Smajlaj.
Mirënjohje dhe nderimin më të thellë për kontributet dhe aktet trimërore, për sakrificat sublime dhe atdhetarizmin e treguar për të lartësuar Flamurin Kombëtar, që përherë do të frymëzojnë.
Asgjë nuk mund ta zhbëjë patriotizmin dhe gjakun e derdhur për mbrojtjen e Shqipërisë së lirë, të pavarur dhe sovrane!
Presidenti Ilir Meta në një aktivitet të zhvilluar nga Shoqata Kulturore artistike “Kenga Jone “ nderoi me titullin e lartë “Nderi i Kombit” patriotin dhe luftëtarin e shquar të Malësisë së Madhe Prekë Cali për kontributin e tij në mbrojtjen e kufijve. Po ashtu Presidenti Meta i dha dekoratën e nderit “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” patriotëve Pretash Ulaj, Kolë Smajlaj dhe Prekë Gjolaj për kontributin e tyre në kryengritjen e Deçiçit ndaj pushtuesve si dhe ngritjen e flamurit të Skenderbeut në Deçiç në 1911-ën.Ka qënë shoqata Kulturore – Artistike “kënga NJonë” me presidënt kantautorin e njobhur Rrok Gjelaj e cila ka organizuar edicionin e 5-të “Ku e muar Emnin Malesia”Aktivitet ky I cili edhe një herë bashkoj nsë një të vëtëm mbarë këngën Shqiptyare , me pjesmarrjen e artistve nga M.Madhe , Kosova dhe Skrapari.Ky akticitet i cili edhe një herë percolli mesazhin e fuqishëm të vlerave patriotikle dhe artistike të trevës M Madhe tregoj mrrekullisht forcen dhe pjekurine artistike te kantautorit mjeshtër i Madh Rrok Gjelaj. Fillimisht ka qënë një koncert artistic mjaft i arrire i cili është ndjekur nga pjesmarrësit në këtë edicion.Me pas Presidënti i Repuvlikës z, Ilir Meta në fjalen e tij përshëndetese ndër të tjera ka vlersuar faktin se treva M.Madhe është një trevë ku kanë lindur burra dhe trima që kanë berë nderë kombit . Ndaj trimit Prek Cali i është akorduar titulli “Nderi I Kombit”, ndersa me titullin :”Kalorsi Urdhëri I Flamurit janë nderuar patriotët Prëtash Ulaj, Kol Smajlaj, dhe Prëkë Gjolaj. Në fund të këtij aktiviteti enkas për tv Kopliku dhe revistën “Fjala” janë shprehur mjaft nga të pranishmit ,intervistat e të cilve do ti percjellim në një speciale kushtuar këtij ëventi, nderkohë qeë organizatori Rrok Gjelaj shkuartazi është shprehur , dukew vlersuar faktin se edicioni I 5- “Ku emuar emnin Malësia “ është një nga aktivtetet madhore të shoqatës “Kënga Jonë”.Realisht vlen të theksohet fakti se veprimtari të tilla kaq me vlerë, dhe mbi të gjitha kaq me taban kulturor dhe historic, dijnë të organizojnë vetem mjeshtra të tillë si Rrok Gjelaj.