Edicioni i pëstë ; Ku e muar emnin malësia, dhe vlersimi i Prëk Calit e tre patriotve të tjerë nga Presidenti Ilir Meta.

0

Me rastin e 110-vjetorit të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Deçiç nga Heroi Ded Gjo Luli dhe të mbajtjes së Kuvendit historik të Grecës, ngjarje të rëndësishme që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoja në Malësinë e Madhe, trevë simbol të atdhedashurisë dhe qëndresës, katër ndër bijtë e saj më të shquar, prijësit legjendarë të lëvizjeve patriotike për mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial, Prekë Cali, Pretash Zekë Ulaj, Prekë Gjolaj dhe Kolë Maç Smajlaj.
Mirënjohje dhe nderimin më të thellë për kontributet dhe aktet trimërore, për sakrificat sublime dhe atdhetarizmin e treguar për të lartësuar Flamurin Kombëtar, që përherë do të frymëzojnë.
Asgjë nuk mund ta zhbëjë patriotizmin dhe gjakun e derdhur për mbrojtjen e Shqipërisë së lirë, të pavarur dhe sovrane!

Presidenti Ilir Meta në një aktivitet të zhvilluar nga Shoqata Kulturore  artistike “Kenga Jone “ nderoi me titullin e lartë “Nderi i Kombit” patriotin dhe luftëtarin e shquar të Malësisë së Madhe Prekë Cali për kontributin e tij në mbrojtjen e kufijve. Po ashtu Presidenti Meta i dha dekoratën e nderit “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” patriotëve Pretash Ulaj, Kolë Smajlaj dhe Prekë Gjolaj për kontributin e tyre në kryengritjen e Deçiçit ndaj pushtuesve si dhe ngritjen e flamurit të Skenderbeut në Deçiç në 1911-ën.Ka qënë shoqata Kulturore  – Artistike “kënga NJonë” me presidënt kantautorin e njobhur  Rrok Gjelaj  e cila ka organizuar   edicionin e  5-të     “Ku e muar Emnin Malesia”Aktivitet ky I cili  edhe një herë  bashkoj  nsë një të  vëtëm mbarë këngën  Shqiptyare  , me pjesmarrjen e artistve nga    M.Madhe , Kosova dhe  Skrapari.Ky akticitet i cili  edhe një herë percolli mesazhin e fuqishëm    të vlerave patriotikle  dhe  artistike të trevës M Madhe  tregoj mrrekullisht forcen dhe pjekurine artistike te  kantautorit   mjeshtër i Madh   Rrok Gjelaj.  Fillimisht ka qënë një koncert  artistic mjaft i  arrire  i cili është  ndjekur  nga pjesmarrësit  në këtë  edicion.Me pas Presidënti i Repuvlikës  z, Ilir Meta    në fjalen e tij përshëndetese  ndër të tjera ka  vlersuar faktin se treva M.Madhe është një trevë  ku kanë lindur burra dhe trima  që    kanë berë nderë   kombit . Ndaj    trimit Prek Cali  i është  akorduar titulli “Nderi I Kombit”, ndersa me titullin :”Kalorsi  Urdhëri I Flamurit janë  nderuar patriotët  Prëtash Ulaj, Kol Smajlaj, dhe Prëkë Gjolaj. Në fund të këtij aktiviteti   enkas për tv Kopliku  dhe revistën  “Fjala”   janë shprehur mjaft nga të pranishmit ,intervistat e të  cilve do ti percjellim në një speciale kushtuar  këtij ëventi, nderkohë  qeë organizatori Rrok Gjelaj shkuartazi  është shprehur , dukew vlersuar faktin se  edicioni I 5- “Ku emuar emnin Malësia “ është një nga  aktivtetet madhore të shoqatës  “Kënga Jonë”.Realisht vlen të theksohet fakti se  veprimtari të tilla kaq   me vlerë, dhe mbi të gjitha kaq me taban  kulturor dhe historic, dijnë  të organizojnë  vetem  mjeshtra të tillë si Rrok Gjelaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.