Edhe Gjukanoviqi , si Ilir Meta “luftë” dekretesh me parlamëntin.

0

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar ndryshimet në Ligjin për liritë fetare më 29 dhjetor 2020. Ndryshimet e miratuara fshin nenet nga versioni i mëparshëm i Ligjit për liritë fetare në të cilat përcaktohej se “të gjitha ndërtesat fetare që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore dhe ishin pronë e shtetit të Malit të Zi para humbjes së pavarësisë së tij më 1918 dhe që më vonë nuk janë bërë pronë e një komuniteti fetar në mënyrë të përshtatshme ligjore, do të njihen si pronë e shtetit”.
Ky nen ishte i papranueshëm për Kishën Ortodokse Serbe, e cila menjëherë pas miratimit të versionit të parë të ligjit, në dhjetor 2019, nisi protesta të gjera, me mbështetjen e shumicës së opozitës së atëhershme, duke besuar se Partia Demokratike e Socialistëve që atëbotë ishte në pushtet, po përpiqej të “vidhte pronën e kishës” me ligj.
Kisha Ortodokse Serbe dhe mbështetësit e saj si dhe partitë pro-serbe, pretendonin se ky ligj i lejonte Qeverisë malazeze t’i marrë pronat e kishës, edhe pse zyrtarët mohonin se synojnë të bëjnë një gjë të tillë.Serbia dhe Mali i Zi kanë qenë pjesë e një federate deri më 2006, kur Mali i Zi shpalli pavarësinë.Mali i Zi është pjesë e NATO-s dhe aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
Bazuar në Kushtetutën e Malit të Zi, presidenti ka të drejtë të mos nënshkruajë ligjet e miratuara, dhe t’i kthejë ato në Parlament për rishqyrtim. Por, pas miratimit të dytë të të njëjtave ligje në Kuvend, presidenti është i detyruar që t’i nënshkruajë ato.i Malit të Zi ka miratuar ndryshimet në Ligjin për liritë fetare më 29 dhjetor 2020. Ndryshimet e miratuara fshin nenet nga versioni i mëparshëm i Ligjit për liritë fetare në të cilat përcaktohej se “të gjitha ndërtesat fetare që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore dhe ishin pronë e shtetit të Malit të Zi para humbjes së pavarësisë së tij më 1918 dhe që më vonë nuk janë bërë pronë e një komuniteti fetar në mënyrë të përshtatshme ligjore, do të njihen si pronë e shtetit”.
Ky nen ishte i papranueshëm për Kishën Ortodokse Serbe, e cila menjëherë pas miratimit të versionit të parë të ligjit, në dhjetor 2019, nisi protesta të gjera, me mbështetjen e shumicës së opozitës së atëhershme, duke besuar se Partia Demokratike e Socialistëve që atëbotë ishte në pushtet, po përpiqej të “vidhte pronën e kishës” me ligj.
Kisha Ortodokse Serbe dhe mbështetësit e saj si dhe partitë pro-serbe, pretendonin se ky ligj i lejonte Qeverisë malazeze t’i marrë pronat e kishës, edhe pse zyrtarët mohonin se synojnë të bëjnë një gjë të tillë.Serbia dhe Mali i Zi kanë qenë pjesë e një federate deri më 2006, kur Mali i Zi shpalli pavarësinë.Mali i Zi është pjesë e NATO-s dhe aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.Bazuar në Kushtetutën e Malit të Zi, presidenti ka të drejtë të mos nënshkruajë ligjet e miratuara, dhe t’i kthejë ato në Parlament për rishqyrtim. Por, pas miratimit të dytë të të njëjtave ligje në Kuvend, presidenti është i detyruar që t’i nënshkruajë ato.

V.O  ky shkrim është marr  nga portali “Malësia org”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.