NISI RRUGËTIMIN E SAJ “LEVIZJA  RREVOLUCIONARE SHQIPTARE”

0

Në muajn Nëntor 2020 , veçmas mjaft të tjerave , organizatave  joqeveritare   i është shtuar edhe  një tjetër. Ëmri i saj  për kohën që jetojmë , duket i “frikshëm”. Madje realisht, duhet konsideruar një ”guxim” i atyre që e kanë themeluar  këtë organizatë . ”Lëvizja revolucionare Shqiptare”. Themeluesit e saj janë një grup  intelektualësh nga diaspora Shqiptare në Amerikë , Angli , Gjermani  e të tjerë . Njëri ndër ta , antari i Bordit drejtues të “Levizjes  rrevoluciaonare Shqiptare” Altin Plasa  , në një intërvistë të dhënë për Tv kopliku dhe revistën “Fjala” ka treguar dhe qëllimin e krijimit të “Levizjes revolucionare Shqiptare”. – kemi lindur  për të bërë revolucion  , jo me armë, por  me argumente dhe fakte , për keqëqeverisjen e Shqiptarve në këto 30 vite demokracie . Kështu është shprehur veçmas të tjerave Altin Plasa. Më tej ai ka vijuar ; Koha është e pa mjatueshme që “Lëvizja revolucionare Shqiptare të jetë pjesë e zgjedhjeve të datës 25 Prill , por  do jemi kudo nga veriu i  Shqiperisë , deri në jug  të vëndit , në takime me popullin për të ndergjegjësuar  qytetarët Shqiptarë se ka ardhur koha ti thonë një “Jo“ të madhe kësaj klase politike që ka mbjell veç varfëri në këtë vënd , ndër më të bukurit e Botës . Kështu e ka nisur prezantimin dhe rrugëtimin  nga qyteti i Koplikut , kjo “Levizje  revolucionare” për të vijuar   në të gjithë  vëndin , nga  njëri qytet në tjetrin.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.