Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, thotë se në Shqipëri ka mbërritur një listë e re nga Britania e Madhe me persona të shpallur ”non-grata”.Ai thotë se 10 janë nga radhët e mazhorancës, ku ndër to përfshihen zyrtarë të nivelit të lartë si ministra e ish-ministra si dhe 2 nga opozita.”Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe. Janë 12 emra, 10 mazhoranca 2 opozita. Tek opozita janë në nivel normal e në nivele të ulëta, ndërsa tek mazhoranca janë në nivele shumë të larta, deputetë, ministra dhe shumë të tjerë. E ka njoftimin qeveria”,-tha Sula.