Basania në kategorinë e dytë, ekipi i Bushatit shpallet kampion i Grupit A në Kategorinë e Tretë

0

Me ndeshjet e luajtura pasditen e së dielës, kampionati kombëtar i Kategorisë së tretë të futbollit shqiptar ka ulur siparin e edicionit 2023-2024 për të dy grupet A dhe B. Pas 14 javësh garë janë vendosur edhe fatet e skuadrave që garuan në këtë edicion futbollistik në këtë kategori. Në bazë të rezultateve të arritura, Basania dhe Memaliaj janë skuadrat fituese të grupeve A dhe B në kategorinë e tretë. Në grupin A, gara ishte mjaft e fortë, teksa vetëm pas ndeshjeve të javës së fundit është përcaktuar edhe skuadra fituese e këtij edicioni, që është Basania dhe që do të ngjitet në Kategorinë e dytë vitin e ardhshëm. Basania ka grumbulluar 30 pikë në total gjatë këtij edicioni, po aq sa Eagles Football, por për shkak se ka fituar ndeshjen direkte, siguroi vendin e parë në grup. Vendimtare për skuadrën bushatase ishte fitorja me përmbysje në ndeshjen e fundit të luajtur në transfertë përballë skuadrës lushnjare Arnisa. Pas avantazhit të vendasve në minutën e 42-të, Basanias iu desh shumë punë për të përmbysur rezultatin në pjesën e dytë, atëherë kur dy golat e shënuar nga Taulant Nikshiqi në minutën e 57-të dhe Soumah, nëntë minuta nga fundi, arrijnë të fitojnë të gjithë ndeshjen 1 me 2. Merita për këtë sukses shkon për të gjithë skuadrën, trajnerin Hasanaj dhe presidentin Shimaj që brenda dy viteve realizoi objektivin e marrë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.