FARIDA RAMADANI , PROMOVON NJE JETE ME 36 SHKRONJA

0

“Një jetë në 36 shkronja” – Eshtë ky titulli i librit rrefime të autores Farida Ramadani (Zmijani) . Tashmë kjo autore nuk është në fillimet e sajë të krijimtarise për më teper duhet cituar se ka botuar plot 6 libra nga më interesantet qofshin në poezi apo zhanre të gjërë të letersise . Në promovimin e këtij libri ishin të ftuar mjaftë nga miqt , kolegët dhe poet e shkrimtarë nga Shkodra dhe jo vetëm , po kështu prezent ka qënë edhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi . Ata që e moren fjalen ndër të tjera u ndalen jo vetëm tek krijimtaria e Farides , por edhe tek jeta e sajë si mësuese e më parë edhe si sportiste e Vllaznisë . Aktori Agron Dizdari ka interprtuar disa pasazhe nga ky botim … Nderkohe që Zija Vukaj në fjalen e tij ka theksuar se të gjithë kemi cfarë të shkruajmë për jeten tonë , më veçanarisht mësuesit , por Farida realisht meriton vlersime . Diskutimet rreth këtij boitimi kanë vijuar gjatë nga shumë të pranishem , ku veçojmë përshendetjen e gazetarit të mirënjohur Bedri Islami , të lexuar nga Ilmi Kurti , apo pershendetjen fort dashamirësi të poetes dhe koleges së Farides , Mimoza Rexhvelaj , të kritikut Kadri Ujkaj e mjaftë të tjerë . Nderkohë që në fund të këtij promovimi autorja Farida Ramadani në një prononcim për revisten “FJALA” është shprehur se të 36 shkronjat për historinë e jetes së sajë , të gjitha janë të dashura , aty është e gjitha ajo cfarë ka përjetuar në vitet e jetës së deri tanishme , Këtu kemi Fariden nxënese  , por edhe sportiste , edhe mesuese , edhe nënë edhe shoqe , edhe poete e aktiviste nder më të dalluarat jo vetëm në Shkoder . Ndersa e pyetur se perse keni deklaruar se nuk plakem kurr , cili është sekreti ? Ajo është përgjigjur sekreti jeni , ju të gjithë miqësia ime e mirë . Vlerësime të sinqerta dhe me profesionalizëm bëri pedagogia, përkthyesja dhe krijuesja e mirënjohur Diana Kastrati e cila paraqiti shkrimtaren si grua me mjaft aftësi, kurajo, të formuar dhe mjaft vitale. Një kumtesë të qartë për librin bëri dhe poeti i talentuar me nje galeri suksesesh David Boseta. Mund të përmendim fjalën e Parashqevi Kiçit drejtueses në shkollën Pashko Vasa për 10 vite si vitet e fundit të larierës e cila krahas aftesive profesionale të Farides theksoi se marëdhënia me nxënësit dhe kolegët nga ana e saj ka qenë për tu lavdëruar. I gjithë ky takim u drejtua nga Drejtori i Bibliotekës Marin Barleti Zoti Gjovalin Çuni i cili njeh mjaft mirë aktivitetin e shkrimtares dhe vlerësoi vitalitetin e saj në aktivitete letrare në Shqipëri, në Kosovë e Maqedoni e cila ka marrë mjaft vlerësime dhe çmime të ndryshme.

Foto gjatë promovimit : 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.