PAK HISTORI , NE VEND TE VOTES NGA NJE SHQIPTAR , PER JERUSALEMIN KRYEQYTET MBI TREMIJE-VJECAR..!

0

Perg. : Ndue Bacaj

Informacionet e para me te njohura mbi Jerusalemin na detyrojne te kthemi te mijevjecari i trete para Krishit. Prej qindra e mijera vitesh fiset hebreje kane qene ne konflikt me fiset arabe qe i rrethonin. Ne shekujt para lindjes se Jezu Krishtit fiset arabe qe i luftonin me shume herbrejt kane qene egjyptianet. Kjo tregohet edhe ne Bibel nepermjet krimtimit te Pashkeve, te cilat kremtoheshin nga hebrejte qindra  apo mijera vite para  ardhjes  të Mesise së paralajmruar Jezu Krishtit në token e Shenjtë të Jerusalemit e Izraelit. Ne Bibel (ne fq.92-94) e gjejme te shkruar se Pashkë në  hebraishten e vjeter do te thoshte KALIM ( kjo e bazuar në foljen  PASAH). Pashket atehere simbolizonin kalimin  e Zotit  neper tokat e hebrejve ,per ti shpetuar nga roberia e paganizmit Egjyptian..Vet Moisiu në ato kohë i thoshte popullit të tije që diten e Pashkeve të benin nga një Qengje fli ,ku me gjakun e tije të sterpiknin ballin e shtepiave të tyre. Sterpikja behej me deget e bimes së kuqerremt me emrin HISOPI. Gjithashtu Moisiu i porosiste që mishi i qengjit të piqej  dhe të hahej shpejte pasi janë  Pashket ,pra Kalimi…Pashket në ate kohe festoheshin  të shtunden e parë  pas ekuinoksit me henë të plotë.. Pas  ardhjes në jetë të  Jezu Krishtit dhe doktrines së tije ,  festimi i Pashkeve  vijoje edhe nga vetë Jezu Krishti me  Apostujt e tij.  (Bibla fq.1451). Ndersa pas kryqezimit dhe ringjalljes se Jezusit Pashket moren karakter fetar kristian , qe kane kuptimin e ringjalljes se jetes dhe vete Krishtit , ashtu sic i kremtojme edhe sot… Jerusalemi mori nje rendesi te vecante gjate mbreterimit te Davidit , (hebre i lindur ne Betlehem i cili jetoi nga viti 1040 deri ne vitin 970 para lindjes se Krishtit). Davidi gjate mbreterimit te tij e beri Jerusalemin kryeqytet te mbreterise se tij Hebreje. Davidi ne Jerusalem ndertoi akropolin , tempullin e Zotit , si dhe ndertime e rindertime te tjera ,aq sa edhe sot shpesh Jerusalemi kujtohet si qyteti i Davidit… Pas mbreterimit te Davidit ndertime te rendesishme beri mbreti tjeter hebre Salomon (970-930 para Krishtit) , ne Jerusalemin kryeqytet… Jerusalemi dhe trojet e tjera hebre ishin vazhdimisht nen kercenimin e fiseve , mbreterive apo perandorive fqinje e me tej , qe kerkonin ti pushtonin keto troje dhe vende te ndertuara e zhvilluara per ato kohe. Ne vijim po “rendisim” sa per kronologji vetem disa nga ato kohe te veshtira per Jerusalemin dhe trojet hebre apo izraelite.. Ne vitin 587 para Krishtit Jerusalemi perballet me invazionet Babilonase… Ne vitin 331 (para Krishtit) Jerusalemi pushtohet nga Aleksandi i Madh dhe perandoria e tij , per te vijuar me pushtimin e Egjypptit te udhehequr nga Tolomei… Ne vitin 198 (para Krishtit) , Jerusalemi pushtohet nga Siria e Seleuecidit. Ne vitin 165 Para Krishtit) ne Jerusalem herbrejt ngrihen ne revolten e famshme qe njihet ne histori si revolta e MAKABEI-t , qe perfundon me fitoren e rivendosjes se dinastise Asomanei , e cila qendroi deri kur ne Jerusalem arriti te fitoi (romaku) Gneo Pompeo Magno ne vitin 63 mbas Krishtit… (Vlen te kujtohet se rreth vitit 135 para Krishtit u ndertuan disa “objekte” qe kane bere shenje ne histori , si “Fortesa e Sionit” e deri te Kolona Romake etjer…) Ne vitin 70 (mbas Krishtit) ne Jerusalem shenohet revolta e hebrejve kunder pushtuesve romak dhe konkretisht kunder legjoneve romake te komanduara nga Tito… Ne vitin 614 mbas Krishtit ne Jerusalem ka nje perndjekje me permasa reprezalje ndaj te gjithe atyre qe zotronin relike te verteta kryqi. Ne vitin 629 Bizanti (Perandoria romake e lindjes) ishte nen rrethim… Ne vitin 637 Jerusalemi rrethohet nga kalifi Umar ibn al Khatab dhe pas pushtimit ai “qeveriset” dhunshem nga kalifet Omayyadi i Damaskut e Bagdatit. Nga viti 972 deri ne vitin 1076 Jerusalemin e sundojne pushtuesit Selcuk-Turq. Ne ate kohe Jerusalemi ishte nen kalifin Ismaili Fatimidi… Ne vitin 1095 Papa Urbino II nderhyne prane perandorit te Lindjes (Bizantit) per clirimin e Jerusalemit nga pushtuesit Selcuk-Turq. (Eshte koha e kryqzatave te botes kristiane per clirimin e vendeve te shejta nga muhamedanet…).Kryqtaret e clirojne Jerusalemin ne vitin 1099 , duke e rikthyer ne kryeqytet te latineve (kristianeve)… Pas disa luftrave me emertimin kryqezata ne vitin 1187 Jerusalemin arrijne ta pushtojne muslimanet arab te udhehequr nga Saladino , ku nga kjo kohe Jerusalemi eshte nen sundimin musliman nga Ayyubidi e pastaj nga Mamluket e tjer , pushtim qe zgjati deri ne vitin 1516 kur Egjypti e Siria pushtohen nga sulltani ottoman Selimi I … Sundimi ottoman mbi Jerusalemin zgjati deri ne vitin 1917 , kur Jerusalemi pushtohet nga Britaniket nen komanden e gjeneralit Edmund Allenby… Ndersa ne Traktatin e Versajes 1919 qyteti i Jerusalemit u deklarua kryeqytet me mandat britanik i Palestines…

Ne keto kohe hebrejt pengoheshin që të frekuentonin kampusin e Universitetit të Jeruzalmit në Malin Scopus, i themeluar në 1925 dhe i mbështetur nga Albert Ajnshtajni. Hebrenjtë nuk mund të kuroheshin në Spitalin Hadassah, gjithmonë në Malin Scopus, që kishte kuruar si hebrenj, ashtu edhe arabë, qysh nga viti 1918. Hebrenjtë nuk mund të jetonin në lagjen hebraike të Jeruzalemit, ku paraardhësit e tyre kishin ndërtuar shtëpi e sinagoga prej mijëra vjetësh. Keto ndalime u dekretuan nga Jordania, e cila i kishte kapur nëpërmjet forcës ushtarake ato zona hebraike gjatë luftës për pavarësi të Izraelit në 1948, dhe kishte pushtuar ilegalisht të gjithë Cisjordaninë , që Kombet e Bashkuara ia kishin destinuar një shteti arab. Kur qeveria jordaneze pushtoi vendet historike hebraike, u shkatërruan të gjithë shenjat e hebraizmit si sinagoga, shkolla dhe varreza etjer… Vlene te kujtohet se shume hebrej nder shekuj kane qene te detyruar te braktisin trojet e tyre nga dhuna e tmerri qe kane pare e hequr , ndaj edhe ne Shqiperi kur dikush detyrohej te braktise trojet e tija per ne dhena te huaja , thuhej se endet si cifuti (hebreu) ne Shkretetire… Kombet e Bashkuara me rezoluten nr.181 te dates 29 nentor 1947 e ndane Jerusalemin ne dy shtete si kryeqytet , ndersa Betlehemin e lene zone nen administrimin nderkombetar (OKB-s). Me 14 maj 1948 Izraeli pranohet si shtet nga OKB-ja , ndersa ne vitin 1949 legjonet arabe sulmojne Jerusalemin nga lindja dhe arrijne deri ne qytetin e vjeter. Jerusalemi mbetet i ndare. Ne vitin 1950 Israeli (ri)zgjedhe Jerusalemin kryeqytet te vetin. Gjate pushtimit Jordanez –arab thuajse gjithshka e shenjte dhe historike ne Jerusalemin e vjeter u shkaterrua , ndersa Kombet e Bashkuara nga ky pushtim e deri ne vitin 1967 nuk miratuan asnjë rezulotë të vetme që të dënonte pushtimin jordanez dhe shkatërrimin historik e kulturor… Me 5 qershor 1967 Izraeli per tre dite me forcen e ushtrise tij sulmon shtetet fqinje arabe dhe arrine te clirojne krejt Jerusalemin nga pushtuesit arabe… Me 27 qershor (1967) parlamenti Izraelite adapton ligjin per mbrojtjen e vendeve te shenjta, Shteti Izraelit impenjohet seriozisht te garantoi ruajtjen e te gjitha vendeve te shenjta per te gjitha besimet… Me kete rast vlene te kujtohet rezoluta e turpshme e Këshillit të Sigurimit (te OKB-s) qe deklaronte se “çdo modifikim ndaj linjave të 4 qershorit 1967, edhe për sa i përket Jeruzalemit” nuk ka “asnjë vlefshmëri ligjore dhe përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”. Veç të tjerash, kjo nënkupton se vendimi i Izraelit për të ndërtuar një shesh lutjesh përpara Murit Perëndimor, vendit më të shenjtë të hebraizmit, përbën një “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”. Përpara 4 qershorit 1967 hebrenjve u ishte ndaluar që të luteshin në Murin Perëndimor…(Me 30 korrik 1980 parlamenti izraelit aprovon dekretin qe dekleron zyrtarisht aneksimin e zones se pushtuar nga Jordania dhe (ri)shpalle Jerusalemin kryeqytet unik te Izraelit , gje qe nen presionin e shteteve arabe OKB-ja nuk e pranon.. Shtetet e Bashkuara morën pozicionin zyrtar se nuk i njihnin rivendikimet legjitime të Izraelit mbi Jeruzalemin hebraik. Pohuan se statusi i Jeruzalemit, përfshi zonat e sapoçliruara, do t’u bashkangjiteshin negociatave finale dhe se ndërkohë të rrinte në fuqi statukuoja. Por megjithe kete favorizim te shteteve arabe e vecanarisht te palestinezve nga OKB-s nuk u arrit thuajse asgje ne bisedimet arabe-izraelite. Ne keto kushte me 23 tetor 1995 kongresi amerikan , kur president ishte Bill Klinton miratoi ligjin per njohjen e Jerusalemit si kryeqytet te Izraelit , ligje qe detyronte administraten qe te zhvendoste ambasaden (amerikane) nga Tel-Avivi ne Jerusalem. Ligji u miratua thuajse me konsensus maksimal si nga senati (me 95 vota pro dhe vetem 5 kundra) dhe nga kongresi (me 374 vota pro dhe 37 kundra).Ky ligje u la disi ne harrese nga George Bush dhe u sabotua (sot thuhet) me qellim nga ish presidenti Borak Obama , gjoja ne emer te statukuos te bisedimeve arabo-izraelite , por qe mendohet se tek ai kishte influencuar edhe “nje pjese” e origjines… Presidenti Obama me politiken e tij ka ndryshuar statuskuonë dhe e ka bërë paqen më të vështirë, duke u dhuruar palestinezëve një avantazh të madh negociues dhe duke u hequr atyre stimulin për të pranuar një kompromis paqeje… Donald Trump me aktivizimin e ligjit te vitit 1995 per njohjen e Jerusalemit kryeqytet te Izraelit ka bërë gjënë e duhur ne interese te SHBA-s dhe dhe njerit nga popujt e kombeve me te vjetra te Botes… Ndersa mos miratimi apo me keq “denimi” me rezoluten turko-arabe te vendimit te SHBA-s dhe presidentit Trump , nga shumica e vendeve te Bashkimit Europian tregon pak smiren ndaj Amerikes , dhe shume me shume friken deri ne palce qe u kane kallur terroristet islamik , te “pranuar” nga vete keto vende europiane nder mote , gje qe nese keto vende e shtete europiane nuk “zgjohen” nga frika , nuk do te jete e larget dita kur sic thoshte gazetarja dhe publicistja e njohur italiane Orjana Fallaci , Europa nuk do te quhet me Europe ,por Eurabi… Larg qofte e Zot…
Edhe pse ky shkrim ime perben pake histori , tregon qarte se Jerusalemi eshte kryeqytet i Hebrejve e Izraelit , me te drejten e Zotit e ropit (njeriut) qe mbi tremije-vite me perpara e vazhdimisht.. Kjo me ngjason me te drejten e shqiptareve e Shqiperise , nese duan per te pasur ne te ardhmen kryeqytet Shkodren (ish kryeqytetin e Ilirse) , por qe OKB-ja te mos e pranoi pasi shteti i Malit te Zi ka pretendime teritoriale mbi Shkodren (sic edhe ka pasur pa te drejte nder mote e shekuj) , ose sikur Shqiperia te kerkojne qe te bejne kryeqytet Korcen apo Gjirokastren per te cilat ka pretendime dje dhe sot Greqia fqinje.. E deri te “Jerusalemi” i Shqiperise Etnike ,Kosova e pavarur , per te cilen ka pretendime teritoriale Serbia dhe ende nuk e kan njohur si shtet te pavarur disa shtete islamike-arabe dhe europiane , dhe per mos plotesim kuorumi nuk e ka njohur as OKB-ja deri sot…

Referencat :

Storia di Gerusalemme ,da vikipedia,l’enciklopedia libera (e stata modificata per ultima volta il 23 novembre 2017).Perkthim i imi nga italishtja.
Gazeta “55” dt.23.12.2017 , (shkrim i Alan Dershowitz).

Athine me 29 dhjetor 2017

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.