POLICIA/ DJEGËSIT E KARRIGEVE NE KUVEND TE GJITHE NE SPAK

0

1 tetor 2024

Policia e Shtetit ka referuar në SPAK 23 ligjvënës të opozitës lidhur me djegien e karrigeve në shkallët hyrëse të Parlamentit, ngjarje që ndodhi pasditen e së hënës. Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe 20 deputetë të tjetër të PD dhe partive opozitare akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr dhe goditje për shkak të detyrës, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal.Ndërkohë gazetari i Neës24, Igli Çelmeta ka zbuluar detaje lidhur me atë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë pritet.

Çelmeta tha se në momentin që Policia e Shtetit referon dokumentet, SPAK nis hetimet menjëherë.Çelmeta tha se dje Policia ka sekuestruar pamjet filmike, si dhe janë mbledhur provat e nevojshme.Gazetari u shpreh se materialet i janë referuar SPAK, i cili nis hetimet menjëherë, duke kryer veprimet e para hetimore, bazuar në materialet që ka depozituar Policia e Shtetit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.