Ndërron jetë në moshën 117-vjeçare gruaja më e moshuar në botë

0

Përg Mimoza Stakaj  Mund të jetë një imazh i 3 persona, redaksi dhe teksti

Maria Branyas, e cila konsiderohet si personi më i moshuar në botë ka ndërruar jetë në moshën 117-vjeçare. Lajmin e hidhur e dhanë vetë familjarët e të moshuarës në një mesazh në platformën X.“Maria vdiq ashtu siç dëshironte, në gjumë e qetë dhe pa dhimbje”- shkruhej në njoftim. 117-vjecarja prej shumë vitesh jetonte në shtëpinë e saj në Santa Maria di Tura ad Olot, Katalonja.Gjithashtu ata kujtojnë dhe fjalët e saj. “Vdekja do të më gjejë të lodhur duke jetuar kaq shumë, por dua të kujtohem e buzëqeshur, e lirë dhe e kënaqur”.Maria Branyas lindi më 4 mars 1907 në San Francisco. Ajo i kishte thyer të gjitha rekordet për jetëgjatësinë e saj duke mundur dhe japonezen Tomka Itooka, e lindur më 23 mars 1908. Maria në moshën 113-vjecare kishte kaluar dhe Covid-19.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.