Vebi KURTAJ
I vetmuar flas me vedin,
Llogaria s’po me del,
E mbarova fakultetin,
Prapë punoj token me bel.
Shokët me ngelën në klasë,
Kuqi, Murri, Laci, Bali,
Nga që ishin mendje dërrasë,
Mesuesja një notë s’ua fali.
Vitin kurë e përsëritën,
Notën kurrë s’e përmirësuan,
Pastaj shkollën e braktisen,
Veç tri klasë tjetër s’mbaruan.
Fakultet, në qafë me more,
Eh, kjo kohë e çuditshme,
Shokët e mi, me tri fillore,
Drejtojn’ poste t’rëndësishme!!!