—Tv Kopliku, revista fjala krahas medjave të tjera ka ndjekur fillimin e degjesave publike nga Bashkia M.Madhe.Pjesmarrje e dobët e komunitetit, pjesmarrje me shumicë për të rfrutur numërin e të pranishmëve nga administrata. Nga folësit e përvitshëm , vetëm falënderime dhe asgje tjeter.Askush nga qeveritarët vëndor nuk tha sa rruge janë shtruar, sa shkolla jane rikonstruktuar. Sa qëndra shëndëtësore janë në efikasitet.Lajmi i “mirë” që tha në fund kreu i bashkisë Tonin Marinaj ishte ; takimi pak ditë më parë me drejtorin e agjrencisë së Fondit të zhvillimit , në prani të Ministres së Shtetit, të deleguarës së posaçme për Shkodren znj Elisa Spiropali, dhe vetëm kaq.Nderkaq duhet theksuar fakti se në këtë degjesë publike në Tamrë ishin grupi I PSD, të cilët thanë fjalën e tyre, nderkaq të pranishëm ishin edhe këshiltarët e PAA.
Qeverisim së bashku!
Në Tamare në dëgjesën publike për Projekt Paketën Fiskale dhe Projekt Buxhetin e vitit 2024. Dëgjuam kërkesat, shqetësimet dhe propozimet tuaja, të cilat do të trajtohen me kujdes nga zyrat përkatëse, për t’u siguruar se planifikimi i buxhetit dhe i taksave vendore realizohet duke adresuar nevojat dhe kërkesat e komunitetit.Faleminderit për pjesmarrjen dhe angazhimin tuaj!
Ky është infarmacioni zyrtar i flleses së degjesave publike që pritët të vijojnë në të gjitha Njësit Administrative të Bashkisë M.Madhe. Kështu siç është me 6 rreshta ky infarmacion, kështu ishte edhe vlersimi i kësaj degjese publike, ku shumicen e pjesmarrsve e përbënin punojs të administratës së Bashkisë, kryepleq të fshatrave , dhe patronazhist të partisë.Ajo që u verejt ishte fakti; Të gjithë falënderonin kryetarin e Bashkisë për punën “shembullore”, por njëherazi vijonin dhe kërkesat , si për rrugë, investime në Shkolla, enërgjinë elektrike e të tjera si këto , kërkesa të cilat janë të njëjta të përvitshme. Një tjetër fakti i fallcitetit të kësaj degjese publike ishte: Dy drejtuesit e drejtorive respekltive të Tatim Taksave dhe të planifikimit te buxhetit, nuk cituan asgjë nga puna investuese gjatë një viti , por as edhe nuk thanë se çfarë mëndojnë këta për zhvillimin e kësaj zone turistike. Ndër diskutantët falënderues , mund të veçojme praninë e nënkryetarit të Këshillit të Bashkisë Mark luli Gjelaj i cili realisht është dhe fituesi i votive në këtë Njësi Administrative , i cili i kujtoj Bashkisë , dhe njerzvre të kulturës dhe historisë, kun ë mungesë të instucionit të Muzemit , sot është ditëlindja e Norës së Kelmëndit, ndaj kjo figurë historike meriton një vlersim nga Bashkia, ku pse jo të mendohdet për një monumënt për këtë heroinë.