Dedajt e Shkrelit janë të vendosur të çojnë përpara projektet dhe angazhimin tonë për transformimin e Dedajve, Zagorës dhe Lohes.
Disa ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturë dhe arsim kanë përfunduar, të tjera janë në proces. Do e çojmë deri në fund korridorin që lidh të gjitha pikat turistike malore të Malësisë së Madhe Shkrel – Kastrat – Kelmend, sepse besojmë se treva jonë do të kthehet në zonën më të vizituar malore, jo vetëm në Shqipëri por edhe më tej, duke fuqizuar financiarisht çdo familje Malësore.
Kemi një vizion dhe një projekt për të përmbushur për Dedajt, Zagorën dhe Lohen. Një kujtësë për kryetarin dhe njëharzi kandidatin socialist. Edhe fshati Vuç-Kurtaj është në Shkrel. Madje sa për kujtesë asnjë pushtet vëndor nuk e ka hellur një lopatë zift në këtë rrugë në këto 32 vite.