“MBAS PUTHJES”

0
Meri Mezini  Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mbas puthjes fytyrat kthen në lule,
faqet ngjajnë me trendafilat ngyrë rozë,
këmbët dridhen sikur s’kanë më kocka,
trupat qëndrojnë mbi damarët e hollë.
Mbas puthjes duart marrin dridhjet e rradhës,
buzet si flakë e kuqe në gojë,
kur sytë përplasen lotojnë të lumtur,
trupat nga epshet ngërçi i pushton.
Mbas puthjes ndizen
dritat e shpirtit,
dy shpirtra binjak në ndjenja lundrojnë,
kur dy të dashuruar, i shijojnë k’to puthje,
qielli dhe yjet ata i xhelozojnë.
Mbas puthjes vrapojnë të lumtur plot jetë,
vrapojnë në terrin e natës me hënë,
dhe shiu që bie mbi kokat se ndjejmë,
dashuria të deh, të vel kur ka ndjenjë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.