NGA : MIMOZA ZYMERI
Dua t’jem e fortë
si një Shqiponjë që nuk m’poshtet kurrë,
T’fluturoj drejt qiellit shumë lartë-
të mos kem frikë stuhinë.
Jeta me përplot sfida
shumë herë na rrëzon përtoke
Kush nuk dorëzohet e ngritet-
prek qiellin me dorë.
Do bëhem si Shqiponja
e guximshme n’çdo kohë
Asgjë të mos më mbajë prapa
ta shijojë lirinë.
Kushdo që të përpiqet
Shqiponjat nuk i arrin dot
Ato gjithmonë i gjen bashkë
të patrembura,
Shqiponja me Shqiponjë.