NGA XHEVAHIRET E ARTISTIT SALI MANI/JAM MALSOR…

0
Sali Mani
Kush je t’i o fare e keqe,
Me ate faqe si teneqe,
Qe mi shane malsorte e mi,
Krenarine e ksaj Shqipni!?
Oh, malsori ashte i bjeshkes,
I cakcirve dhe i xhubletes,
Si per nder,si per burrni,
Per urti e bujari,Mund të jetë një imazh i natyra dhe pemë
Nuk ja leshon rrugen askuj,
Gjakun kurre se bani uje,
Kryet e vendit, thote, s’ta leshoj,
Se Bora e Balta s’jane njesoj,
Degjo mire c’ka t’thote malsori,
Njeri pa kene s’bahesh me zori,
N’paste Shqipnia atdhetare,
Jane malsoret pike e pare,
Neqoftese ka kund bujari,
Dere e pare eshte kjo malsi,
N’qofte se ka kund zemra t’arta,
Ka Malsia kryenalta,
N’qofte se kund pasuni,
C’prej Tivarit deri n’Camri,
Me mbushe ara e livadhe,
Ka Malsia jone e Madhe,
Bijte e bijat e Malsise,
Jane simbol i bukurise,
Edhe n’vig zogu i malsorit,
N’hijeshi ja shkon dasmorit,
S’din malsori pa besi,Mund të jetë një imazh i pemë dhe natyra
Si shkon mendja per tradheti,
Vedin fike me ta ba nderen,
Dy kapakesh ta hape deren,
Tek malsori sic tregojne,
Gjithe t’pabesit perfitojne,
Per malsoret vlla me male,
Bota eshte Malsia e Madhe,
At’Gjergj Fishta i Malsise,
Pene e arte e shqiptarise,
I tregoi gjithe botes mbare,
Per malsoret Legjendare,
Tek malsori i vertete,
E kane gjete e kane me gjete,
Vec nje fjale ” Mire s’e ke ardhe”,
Buke e kripe e zemer t’bardhe,
Kurse une per kete Malsi,
S’dua tjeter pasuni,
Vec t’a shoh pa derte e halle,
Bota eshte Malsia e Madhe!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.