Me rastin e 78 vjetorit të Masakrës së Pozheranit nga forcat çetnike sllavo-serbe, sot e shtunë 7 janar 2023, u mbajt një tubim përkujtimor pranë Pllakës së Shaban Halit Alidama e ngritur nga familjarët në lagjen Alidema ku morën pjesë pasardhës të familjarëve të martirëve, bashkëvendës, përfaqësues të partive politike,, komunës së Vitisë, , Shoqatës së veteranëve të luftës, Bashkësisë vendore, si mysafir Shoqata e Shkrimtarëve “ABC-poetike” me grupin dramatik”Bekim Fehmiu” dhe regjisorin Mejdi Alidema nga Shkupi dhe shumë mysafir të tjerë nga mbarë Kosova.
Me 7 janar të vitit 1945 në xhamin e fshatit Pozheran të Vitisë ndodhi njëra ndër masakrat më të tmerrshme nga forcat e atëhershme çetnike partizane sllavo serbe mbi popullatën e pafajshme dhe të pambrojtur shqiptare duke zgjedhur burrat e fshatit për ti masakruar. Tubimi përkujtimor u përcoll me një interesim të madh nga vendasit dhe mysafirët të cilët kishin ardhur enkas për të respektuar viktimat e Masakrës së Pozheranit për të mos u përsëritur më asnjëherë. Kryetari i abc z. Vullnet Sadiku për familjarët e viktimave të masakrës në shenjë respekti ndau mirënjohje.
Organizuesi i tubimit përkujtimor Halit Aliema nipi i Shaban Halit Alidema i falënderoj të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në tubimin e sotëm përkujtimor.