Ia zhveshën këmishën ditës

0
Një Laçiane e cila është  bërë “autoktone” Shkodrane , mbasi në  këtë qytet  tashmë e lidh  gjithëçka  e mbi të gjitha familja , kjo çerdhe lumturie. Vetëm dialektin  shkodran  nuk  e perdor , dhe  këtë jo se nuk i pelqëen , por kas frikë se   mbase duke mos mundur të flasin sa dhe si duhet Gegnishen   e bukur, nuk don ta prishin këtë dialekt kaqë të pasur dhe të bukur.Nderkaq  në poezit e saja  Valbona  Kolaveri shpeshherë  e perdor  Gegnishen  me mjaft profesionalizëm. Revista    Fjala” “Tv Kopliku” këto ditë  realizojë një intervistë me poetën Valbona Kolaveri ,intervistë e cila po përgaditët në studiot e montazhit. Ndaj ne  po i paraprijmë  kësaj interviste me botimin e disa  prej poezive  të poetës  Valbona  Kolaveri.-May be an image of 2 people
NGA VALBONA  KOLAVERI     
Natën
Majë shkëmbit të ëndrrave
ulëras si një ulkonjē
resh
të oshëtijë në hënë
Ditën
diejsh luaneshë
marr turr
të kafshoj qiejt
Gjysmē botë  No photo description available.
Drejtkëndësh më bëhet se jam
tek i rrotullohem vetes
cilindër pa fund e krye
janë mendimet e mija
Koka ndarë në dy gjysmërrathë
qē endet në dy gjysmē botë
Herë mē bëhet
se jam peshk i vogël
në oqean
që s’di cilën rrymë të ndjekë
kam frikē
mos më hanë peshkaqenët
Kur dal nē sipërfaqe
më duket se ka shtrirē dorēn
njē cikllop i stërmadh
dhe ai t’mē kapë
Qafēn kon
e shtrēmbëruan demonēt
ta rrotullojnē
ta këpusin
e mē pas ta hanë
As majtas as djathtas
nuk mundet mē të shohë
është mpirë
Kam njē sy tē madh
në ballē
i fshehur pas rrudhave
Heton mijēra shumkëmbësha
qē marshojnë
tek parakalojnē
triumfatorë
U ruhem mos mos t’më kapin
janë mbytēse
O Zot
kokēn paskam vënë mbi gurë
tē fle
ēndrrēs së keqe
Po pres dhe një ëndērr
në tjetër gjysmēbotë
tē patjetërsuar
duke mos iu falur kotësisë
e mos t’mē hajē…
Sorrat  No photo description available.
E trembën sorrat mëngjesin
duke grisur pemët
me çakërdisjen e natës
Zogjtë
i mbytën cicērimat
në pus
Në pasqyrimin e vetes
mbi ujë
panë sorra e u frikēn
Sakaq sorrat
shkojnë e vijnë
në fluturime te mbrapshta
si babëzi e krisur
të hanë ç’të gjejnë
Mjeranet
veç të mbjellin ters janë
Dhe ditës ia morën dritën
me të zezën korb
Sa ters
kur do zhduket
kjo e keqe farë
Të mërzitshmet..
Me njē frymë
Po fshij pjatën e kohës
me kafshatat e viteve
Ngjyej ditët një nga një
ti gëlltis me njē frymë
Pa kuptuar se
dekikë për dekikë
po ha pak nga pak
veten..
Enigma
Rrathët e mi enigmatikë
me qendër diellin
Me rreze të ndryshueshme drite
tangente me retë
Të pabindurat e idhnimit
kujtojnë të djeshmen
shkallmuar
mijëra formash
ndërthurje gjëndjesh
ekstaza të vetvetes
Duke u parë
në pasqyra njerëzish
të qorruara sysh
pa shkëlqime fytyrash
kornizash
Të mbërthyera në hermetiken
unë ku jam?
që kurrë s’ka fund
të djersisë dhembjet
Sot
pluskojnë në puse
shpirtrash që kërkojnë
të pijnë ç’të gjejnë
ku ka dashuri
Se nesër është vone
shumë vone
të rindërtoj sërish rrathë të rinj
me njëmijë e njëqind
enigma mbi shpinë
Pafundësi May be an image of 1 person, tree and outdoors
Në bregdetin e lotëve
Ti mbytesh çdo natë
në një ëndërr me mua
Herë më vjen si dallgë
e më mpak frymën
e herë më largohesh
si pulēbardhë
Herë endesh mes sirenash
në breg
më puth me lot
e pastaj
faqet mi fshin me erë
tek largogesh përmallshëm
tek futesh e qan me valën
Fle si brengë e vjetër
kacavjerrë
merimangë kujtimesh
resh
E pret të turfuĺlosh
rrebeshesh
të trëmbësh mallin
Në bregun e lotëve
dy sy e pine detin
e shëmbin kala rëre
për të parë
pafundësinë tënde
Magji
Ia zhveshën këmishën
ditës
zagushi dashnorësh
që afshojnë
e ndezën korrikun
E hedhin zhubravitur
natën
Qiejsh
të drithërohen
me puthje pas veshit
Yjesh
që vezullojnë lakmi
romancash
librash
si vere e vjetër
Në qelqe resh
shijojnë babëzinë
duke shqyer sytë
e tokur gota të kristalta
hëne
Për ata
që dashurojnë
magjinë
N’perëndim 
N’perëndim
të dielltat e shpirtit tim
kuqin të molltat e faqeve
me i kafshu nata
me një gjysmëgojë
hënë
DUAJ
Duna të mëdha idhnimi
janë ngritur mbi
shkretëtira fjalësh
Termitet e shpirtit
bulojnë së brendshmi
nxitim
për tu larguar
drejt së padukshmes
Jemi
vektorë të kundërt
në katërkëndëshin
me kulme
DUAJ
Figuroj
veç nje prej kulmeve
të kësaj dashnie
vetëm në ngjizje
Se
shqyrtimet e kohës
ia prishën kēndet

Lajkatare

Ia zbutēm shpinën malit
me hapa rreshtore
Dashurie

Majtas djathtas
lajkatare prekja

Pemët struken
reve
t’na përgjonin

Qyqja këndoi ku ku
zbuluar e vetme
mbeti

T’këndonte
bashkë me ne
rënkimet

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.