Ishte kënaqësi të takoja Kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti në pritje për nder të tij nga Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar në Washington. Zoti Kurti ka qenë në Shtetet e Bashkuara për një seri takimesh me zyrtarë të ndryshëm qeveritarë, institucione, organizata biznesi dhe komunitete shqiptaro-amerikane në numër qytetesh. Këtë fundjavë ai do të jetë në Nju Jork. I pranishëm në pritje ishte edhe Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari mbikëqyrës i politikës ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, me të cilin pata mundësinë të shkëmbej disa fjalë rreth ngecjes së situatës politike në Ballkan , në veçanti për sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, dhe roli i Shteteve të Bashkuara në zonë, gjë që ndonjëherë duket pak e paqartë.