Një rruge në Bronx të New Yorkut, ku jetojnë shumë shqiptarë, këtë të diel i është vënë emri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me flamuj kuq e zi e veshje kombëtare, ishin mbledhur fëmijë, gra e burra për të festuar.Por, pjesë e festës ishte edhe kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams si edhe zyrtarë të lartë amerikanë, si udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat dhe Richie Torres.Përmes një shkrimi në Twitter, Adamas thuri lavdë për shqiptarët. Ai tha se shqiptarët janë komunitet i madh në New York, të cilët e gjallërojnë qytetin. E po ashtu edhe biznesmenë të suksesshëm.“Ne jemi shtëpia e komunitetit më të madh shqiptar në Amerikë. Shqiptaret në SHBA janë pronarë biznesesh të vogla, punëtorë të vijës së pare, që e bëjnë qytetin tonë të gjallë. Ishte një nder t’u bashkohesha sot për të festuar një hero kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, ka shkruar kryebashkiaku.Përveç emërtimit që mori rruga e re, një tjetër rrugë në Nju Jork e mban emrin e veprimtarit të shquar shqiptar, Fan Noli.