U luajt në orë 15:00, në kompleksin e Kamzës, sfida e vlefshme për “Play-Out”-in e Kategorisë së Dytë, mes Adës dhe Gramozit. Skuadra nga Velipoja, arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 falë golave të Rasës dhe Keshtejakut në minutat 41 dhe 61, duke shpëtuar kështu sezonin, ndërkohë që Gramozi i Erzekës mbetet me ethet e rënies nga Kategoria e Dytë. U luajtën në orë 15:00, dy sfidat “Play-Off” të Kategorisë së Dytë. Në Grupin A, në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut, Oriku mposhti me rezultatin 1-0, Veleçikun, duke avancuar më tej, teksa do të përballet më pas me Pogradecin, për të diskutuar një biletë për në Kategorinë e Parë.Kësisojë Veleçiku i ka humbur të gjitha shpresat për të gjetur ndonjë rrugëngjitje drejtë kategorisë së parë.