Kjo ndodh veç në Shkodër/Familja që feston Bajram e Pashkë, anëtarët janë katolikë, ortodoksë dhe myslimanë

0

Në shtëpinë e fotografit të njohur, Çesk Shllaku në Shkodër, në pak ditë do festohen Pashkët Katolike, ato Ortodokse dhe pastaj Bajrami.Kjo ndodh veç  në  Shkodër.Kësisojë  fotografit, dhe   operatorit të  mirënjohur në Shkodër , dhe jo vetëm Çeskut, djalit të  tij Eltonit, edhe ky operator, tanimë  famoz , duke ia kaluar  të atit, dhe familjes së  tyre iu  urojmë:Gezuar   tre festat së bashku. Ja ,ku ka më bukur se kështu: vertetë kemi Bajrtam e Pashkë, por përëherë i festojmë Bashkë!Dy burrat e shtëpisë Çesku dhe Eltoni, janë të besimit katolik, kryefamiljarja Vaska është ortodokse ndërsa nusja e re e shtëpisë Suzana, myslimane.Familja merr pjesë në të gjitha ritet fetare.Të gjithë së bashku po shkojnë në kishë për të bekuar ushqimet, ashtu siç e do tradita e Pashkëve.Festave të shenjta u parapriu një gëzim i veçantë siç ishte ardhja në jetë e një pjesëtari të ri të familjes. Kjo ishte arsyeja pse nusja e shtëpisë Zana, sivjet nuk mundi të agjëronte gjatë muajit të Ramazanit.Shembuj të tillë të bashkëjetesës fetarë janë promovimi më i mirë i vlerave që ka Shkodra dhe Shqipëria në botë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.