Shkruan Rudolf Marku :
U trondita nga lajmi i vdekjes se papritur te Poetit dhe shkrimtarit Demir Gjergji !
Ne kete bote vijne disa njerez për të qenë miq me te gjithe. I tille do mbetet ne kujtesen e krijuesve shqiptar Demir Gjergji !
Nje poeti i shkon nje privilegj i tille. Demir Gjergji do te kujtohet per Poezine qe shkroi, po aq sa dhe per dashurine e çilter, passionate,te shpallur per Poezine dhe fjalen e shkruar!
Librin e tij te fundit (ende te pabotuar) ma dergoi t’ia lexoja. Me kerkesen t’i beja sa me shume verejtje dhe sugjerime. Ai qe vete nuk dinte te bente kurr nje verejtje per krijimet e te tjereve!. Sepse e konsideronte poezine si te Shenjt. Qofte dhe poezine e nje fillestari !
Ne fakt, libri me ka lene shijen e mire te poezise se bukur dhe te mençur! Ashtu siç te linte prania e tij dhe bisedat me te.
Si vete miresia e pabuje e vete Demir Gjergjit!
Prehu ne Paqen e perjetshme, mik i te gjithe poeteve te fjales Shqipe!