Lulzim Basha, lideri në tentativë, pas tetë vitesh në opozitë dhe humbjeve të njëpasnjëshme, përveçse është ulur në prehrin e kryeministrit Edi Rama, ka tjetërsuar edhe selinë e PD-së.Selia blu, duket blu vetëm nga jashtë pasi nga brenda, ka marrë ngjyrat e Partisë Socialiste.Nga bardh e blu, ka kaluar tek ngjyrat mavi.Në korridorin e Partisë Demokratike, stema e PD-së, nuk është më bardh e blu, por ngjyrë mavi.Dritat mavi, e kanë kthyer korridorin e selisë së Partisë Demokratike të ngjashëm me selinë e Partisë Socialiste.Një natë më parë teksa, deputetë të PD dhe jo vetëm, dërguan në selinë e PD, 4200 firmat të mbledhura gjatë “foltores” së Sali Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, janë gjendur në ndriçimin mavi që Lulzim Basha dhe të tijtë kanë instaluar në selinë e PD-së.Nuk i kanë mjaftuar marrëveshjet me Edi Ramën, nuk i ka mjaftur braktisja e demokratëve, lënia e tyre rrugëve, por njeriu që nuk dha kurrë përgjegjësi për humbjet dhe dështimet e tij, ka shkuar edhe më tej, deri tek tjetërsimi i selisë së PD-së.Basha, i dhuroi Ramës pushtetin qendror, pushtetin vendor, të gjitha strukturat shtetërore, tashmë, kur demokratët janë ngritur unanimisht kundër tij, duket se ia ka vënë syrin edhe selisë blu, ta dhurojë edhe atë, para se të largohet.