Me këmbë të mbarë, dhe këpucë të pastra, Doka i pastron këpucët Cikalleshit

0

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka mbyllur me seancën e sotme stërvitore përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, para udhëtimit drejt Britanisë së Madhe gjatë ditës së premte. Kuqezinjtë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Reja i cili po i jep dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e të premtes në ”Uembli”.Kuqezinjtë duken në humor para kësaj sfide, edhe pse ajo është e një shkalle vështirësie shumë të lartë. Kjo shfaqej qartësisht në videon e publikuar nga FSHF, ku shiheshin lojtarët që nuk kursenin batutat me njëri-tjetrin edhe mes ushtrimeve të nxemjes.Që në fillim shfaqej Doka teksa pastronte këpucët e Cikalleshit, nga i cili priten golat kuqezi, ndërsa bare sinjalizonte kameramanin që të filmonte Roshin dhe përgatitjet e tij të veçanta.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.