Gjindeshin ne Shqipni disa urdhna rregulltaresh e rregulltareesh. Urdhni i Shen Franceskut me provincialin ne Shkoder,urdhen i hershem qysh ne shekullin XIII,qe,simbas tradites,me ardhjen e Shen Franceskut ne Lezhe. Nje urdhen qe mbante misionin edhe ne zonat ma te veshtira te Dukagjinit. Lavroi gjuhen shqipe e hapi nje fare shkolle te mesme ne Pedhanen e Zejmenit,ne shekullin e shtatembedhete,edhe dy shkolla,ajo e Troshanit dhe e Blinishtit. Ne qytetin e Shkodres fretent kambezbathe,me sandale,hapshin te paren shkolle fillore publike ne Shqipni,per te vorfenit,me 1861. Ma vone te vorfnit e Asisit hapen edhe liceun “Illyricum” i nje niveli te nalte,me nxanes nga mbare Shqipnia e per te krishtene e muslimane. Nje urdhen qe dha figura te shqueme te dijes ne te gjitha fushat si gjuhetare,shkrimtare,profesore te shquem te kultures klasike greko-romake,historiane si: Mons.Vincenc Prennushi,Ate Anton Harapi,Ate Gjergj Fishta,Ate Justin Rrota,Ate Marin Serdani,Ate Pashko Bardhi,Ate Bernardin Pali,Ate Donat Kurti,Ate Gjon Shllaku,me te nipin e vet franceskan,Ate Aleks Baqlin,Ate Frano Kiri,Ate Benedikt Dema,Ate Viktor Volaj,Ate Daniel Gjecaj e te tjere,te gjithe te pregatitun ne Universitetet e Europes,tue shti kulturen pozitive te Europes e tue i dhane nje zhvillim te madh kultures shqiptare.
PERSEKUTIMI I KISHES KATOLIKE NE SHQIPNI NGA 1944-1990
Pershkroi: Anton Pllumaj, Tuz – Malesi e Madhe (nen Malin e Zi), marre nga Simpoziumi Nderkombetar – Tirane, 16-19 Nentor 1999. Konferenca Ipeshkvnore e Shqiperise. KRISHTERIMI NDER SHQIPTARE. fq.373
Me 16 gusht te vjetit 1944,me rastin e festes se Shen Rrokut,qe kremtohet posacerisht ne Shiroke,nje fshat buze liqenit te Shkodres,ne procesionin e kesaj dite,Dom Ndre Zadeja,meshtari i detyres,gojetari ne za dhe shkrimtari i zgjedhun,i flakte ne zemer,e nder vepra per “Fe e Atdhe”,binom qe kishte karakterizuar klerin katolik historikisht e sidomos ne kohet e luftave te Gjergj Kastriotit-Skanderbeut,keto fjale i tha popullit e rinise:
“Dy fjale i kam sot me ju,sidomos me ju,o te rij. Nje re e zeze me nje ideologji te kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndermend te shprazet mbi ju,por atehere s’keni per te pase shka me i ba,vec me bajte e me i sprovue te keqiat,se pervec te zezave te tjera qe ka,ajo mohon edhe Zotin.”
Keto fjale i tha tre muej e pak,para se te hynte komunizmi ne Shqipni e gati shtate muej para se te pushkatohej meshtari i zjarrte,i vlershem Dom Ndre Zadeja,i pari meshtar i pushkatuem ne Shkoder,mbas murit te vorrezave katolike,me daten 25 mars 1945,dite e dielle,ngjarje kjo qe tronditi Shkodren,rrethet,malesite dhe mbare Shqipnine.
Komunistet e moren vesh vone,se Mesha e mesnates per Krishtlindje,me 24 te dhetorit 1944 ne Kishen Katedrale nuk do te thuhej,se mos ngjante ndonje turbullim. Por regjimi i ri nuk e duronte kete veprim. Prandaj disa nacionale-clirimtare te krishtene edhe ndonje komunist i krishtene,ndonese vone,rreth ores dy te mbasdrekes iu drejtuen Kryeipeshkvit te Shkodres,Imzot Gasper Thacit me lutje te thuhej Mesha e Mesnates. Mbasi Imzoti u tha se tashti asht teper vone me lajmue popullin,keta i premtuen se merrshin persiper ta lajmojshin. Shkojshin dere ne dere tue thane: “Sonte thuhet mesha e mos kini frike,pse besimi asht i lire.” Per ma teper,po te thonte kush se besimi nuk do te ishte i lire,kjo do te quhej prej regjimit te ri nje shpifje,nje parulle e forte e reaksionit e do te kishte ndeshkime. Shej i sigurte se nuk do te kishte dredhi u ba te ramet e kumboneve ne mbare qytetin e nje popull i madh mori pjese qetesisht e me shume gezim ne Meshen e Mesnates.
Por regjimi i ri nuk mundi te duroje gjate,nuk mundi te qendronte pa genjeshtrat e veta e pa genjeshtare ne gjithcka.
Filloi shpejt persekutimi,nje persekutim i posacem ne bote e ne historine e kombit tone,nje masaker fanatike dhe e vazhdueshme pesdhjetevjecare,per te rrenue gjithshka me vlere qe ishte arrijte sidomos mbas pavaresise.
Lufta kunder Kishes e besimit katolik ne kete kohe mund te ndahet ne tri faza:
E para,fillon nga vjeti 1945 deri ne 1950. Asht ajo e zhdukjes se klerit me burgime e pushkatime,mbas torturave fort cnjerezore,te zhdukjes se vlerave shpirtnore e kulturore katolike ne mbare Shqipnine,nen udheheqjen e Partise Komuniste,drejtue prej Enver Hoxhes,mbeshtete ne politiken sllave direkt ne Shqipni,drejtue prej Titos.
E dyta faze,nise nga vjeti 1951 deri ne 1960 e asht ajo,qe na po e quajme nje lloj pakesimi te ashpersimit te luftes kunder fese,mbas prishjes se marredhanieve me Jugosllavine.
E treta,mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik 1960,por tue mbajte vijen staliniane,ajo e periudhes kineze,kur do te ngjajne presione kineze,mbyllja e kishave dhe e te gjitha institucioneve fetare ne Shqipni,me revolucionin kultural,deri ne 1990.
Shqipnia,kishtarisht kishte pese dioqeza dhe Abacine Nullius te Mirdites.
Ishte arkidioqeza e Shkodres,qender metropolitane qe drejtohej nga arqipeshkvi i saj Imzot Gasper Thaci,Arqipeshkvia e Durresit me arqipeshkvin Imzot Vincenc Prennushin,qe ishte edhe Administrator i Shqipnise se Jugut,Imzot Gjergj Volaj,ipeshkev i dioqezes se Sapes,Ipeshkvia e Lezhes me Imzot Luigj Bumcin,Ipeshkvia e Pultit me Imzot Bernardin Shllakun,Abacia Nullius e Mirdites,me qender ne Orosh me Ipeshkvin Imzot Frano Gjinin dhe Delegatin Apostolik,me qender ne Shkoder,Imzot Leone Nigris.
Shoqnia “Jezus”,me fillesen e vet ne Shkoder,ne vjetin 1841,bante nje mision te permendun per te rranjose fene me devocione e lutje qe do te mbesin te paharrueshme edhe gjate persekutimit ne zemrat e buzet e popullit. Nje mision,qe zbuste zakonet e ashpra e pajtonte gjaqet e shumta qe arrijshin ne gjysmen e pare te shekullit te njezete,deri ne numrin 4000 pjatime.
Nje shoqni qe sjell e zhvillon nje kulture te mire europiane e kulture kombetare ne Seminarin Papnuer dhe ne liceun e Kolegjes Saveriane,tue pase njerez te shquem,si: Ate Jak Jungun,Ate Genovizzi-n,Ate Anton Xanonin,Dom Ndre Mjeden,Ate Mark Harapin,Ate Gjon Karmen,Ate Jak Gardin-in,Ate Daniel Dajanin,Ate Giovanni Fausti-n,Ate F. Cordignano-n,Ate Zef Valentini-n,Ate Pjeter Meshkallen,Ate Ndoc Saracin,Ate Zef Saracin,etj.
Salezianet e salezianeet,te perhapun ne disa qendra ne Shqipni,te cilet simbas drejtuesit e pedagogut te madh Dom Gjon Bosko,merreshin kryesisht me rini tue shtie nder ata shpirtin e urates e te punes. Orionitet,edhe keta ne gjasim te Salezianeve.
Kuvendi i motrave Stigmatine,Servite,Vincenciane,te cilat punojshin aq shume per edukimin e vajzave ne shoqni fetare,ne shkolla femnore e Vincencianet nder spitale. Ishte dhe nje numer i madh meshtaresh qe sherbejshin ne famullite,o gjindeshin ne qytete per te mbajte shkollat,licete.
Nder dhunat e para te qeverise komuniste ndaj Kishes kje mospranimi i Delegatit Apostolik,Imzot Leone G.B. Nigris 1945,kur po kthente mbas vizites te Papa,prej Rome ne Shqipni. Tue zbrite ne Durres,i kje ndalue te hymit. Ne vendin e tij emnohej si Zavendes – delegat Apostolik,Ipeshkvi i Abacise Nullius,Imzot Frano Gjini.
Imzot Gasper Thaci,se bashku me Imzot Vincenc Prennushin u thirren prej Enver Hoxhes qe u kerkonte bashkepunim,me kondite qe keta te shkeputeshin nga Selia Shejte. Te dy refuzuan me guxim keto propozime.
Mbas vdekjes se Imzot Gasper Thacit,Enver Hoxha provoi perseri nje tentative tjeter,tue thirre Imzot Frano Gjinin. Refuzimi i Imzot Frano Gjinit ishte i preme: “Une nuk do ta ndaje kurre grigjen teme nga Selia Shejte”. Asnje nga kleri katolike nuk pranoi skizem gjate historise se persekutimit.
I pari meshtar i pushkatuem ne Shqipni ka qene Dom Lazer Shantoja ne vjetin 1945. Iu bane tortura te tmerrshme ne trupin e tij,tue e coptue kambesh e duersh. Kur e pau e ama e vet ne ate gjendje,i u lute qeverise tue i thane se “e paguej une plumbin qe ta pushkatoni tem bir. Nuk mund te shifet prej askuj ne ate gjendje”!
Shpejt u arrestuen meshtare franceskane,si: i pari,Ate Gege Luma,famullitare ne Berishe e me radhe Ate Dioniz Makaj,ne Nikaj e Mertur,Ate Alfons Cuni,Ate Gasper Suma e Ate Sebastian Dedaj ne Theth e Gosmiqe,meshtari misionar gjerman Dom Zef Maksen e sa e sa te tjere.
U burgosen Ate Gjergj Vata,i cili nuk ishte konsakrue ende meshtar e Ate Jak Gardin-i i Shoqnise “Jezus”,italian me origjine,por me vepra,shqiptar i forte.
Ne liceun e Franceskaneve edhe ate te Jezuiteve,ne vjetin shkolluer 1945,imponohej nga regjimi formimi i nje celule te rinise. Vinte nje propagandist qe fliste. Prezent ishte edhe nje profesor,simbas radhe. Ne radhen qe kishte pase Ate Jak Gardin-i,i kishte paraqite mbledhjes se te rijve disa objeksione. Diten e Shen Luigj Gonzages,me 21 qershuer,Ate Gardini mbajti predkun ne kishe tue naltue figuren e shejtit. Ne kishe ishin edhe disa “agjente civila”,qe shenojshin fjalet e tij mbi Zotin e Shejtin. Ne kete dite te 21 qershorit,ora 9 te mbramjes u arrestue. Ky ishte shkaku i arrestimit dhe i denimit me dhjete vjet burgim,qe do ti kalonte neper burgjet e kampet e punes te Maliqit te Korces e te Bedenit te Kavajes,pasqyrue ne librin e tij “Dhjete vjet burg ne Shqipni”,i perkthyem ne disa gjuhe te Europes dhe ne gjuhen shqipe prej Mons. Simon Filipaj. Me daten 21 te qershorit u arrestue per te paren here dhe Ate Gjergj Vataj.
Me 31 te dhetorit 1945 u zbulue organizata nacionaliste “Bashkimi Shqiptar” me te krishtene,myslimane e rrajen e kishte ne Seminarin Papnuer ne Shkoder. Prej nje zelli atdhetar,disa seminariste vepruen pa dijenine e te pareve me disa aksione shtypi,me trakte qe shkaktuen edhe arrestimin e pushkatimin e Ate Giovanni Fausti-t,italian,nenprovincial i Shoqnise “Jezus” dhe te Ate Daniel Dajanit,shqiptar,Rektor i Kolegjes e i Seminarit. Ne nje grup me keta bashkuen edhe intelektualin aq te shquem shqiptar,Ate Gjon Shllakun,nxanes i neotomistit te shekullit,Jean Jacque Maritain,te akuzuem padrejtsisht se kishte formue demokristianen. Me kete grup u pushkatue dhe organizatori kryesor,seminaristi Mar Cuni. Gjithesej shtate vete,ne nje dite te mbyllte me shi e me vaj te dates 4 mars 1946.
Ne dosjet e tyne,te Ministrise se Puneve te Mbrendshme,ne momentet para pushkatimit,u gjeten fjalet: “Rrnofte Krishti” dhe “Falim anmiqte tane”.
Levizja e Postribes,me 9 shtatuer 1946,arrestoi dhe nje grup meshtaresh,pa marre pjese ata ne kete levizje. Arrestohen Imzot Frano Gjini,Imzot Gjergj Volaj,Imzot Nikolle Deda,Dom Tome Laca. Te tre keta prelate u pushkatuen.
Ne vjetin 1946 zbuluen ne malesi te Dukagjinit Ate Anton Harapin,anetarin e Regjences,qe mbas torturave te randa,u pushkatue se bashku me Lef Nosin e Maliq Bushatin.
Provincialin e franceskaneve,Ate Mati Prennushin,dhe gardianin e fretenve ne Shkoder,Ate Ciprian Niken,te akuzuem me shpifje se kishin fute armet te lteri i kishes se Shenandout,ne kishen franceskane te Gjuhadolit,te cilet,mbas nje qendrimi trimash ne gjyq,u pushkatuen e vdiqen martire.
U denuen e vuejten rande nder burgje Ate Pal Dodaj,Ate Donat Kurti,Ate Aleks Baqli,Dom Tome Laca,Ate Mehill Miraj,Dom Nikolle Shelqeti,Dom Mark Hasi,Fra Zef Pllumi. Kuvendi i franceskaneve te Gjuhadolit u shnderrue ne nje hetuesi te pergjakshme qe na e pershkruen sakte Ate Zef Pllumi ne librin e vet “Rrno per me tregue” dhe ne nje burg,ku marrin fryme afer 700 te burgosunish. Edhe frateli i pervuejte i franceskaneve,fra Ndue Vilaj,qe pesoi vetem tortura,kurse frateli i shquem nga Kosova,i Jezuiteve,Gjon Pantalija,vdiq mbrende nder tortura.
Ate Pal Dodes iu gjet nder mundime si nje moter e mire,Drita Kosturi e si nje vella i vertete nder castet e veshtira,ne burgun e Durresit,Imzot Vincenc Prennushit,Arshi Pipa.
Shume meshtare e rregulltare u arrestuen,u torturuan dhe u denuan me burgime,si: Dom Ndoc Nikaj,Dom Mikel Koliqi,Ate Mark Harapi,Ate Agustin Ashiku,Ate Marjan Prela,Ate Rrok Gurashi,Dom Jak Zekaj,Dom Nikolle Lasku,Dom Rrok Frisku,Dom Ndue Soku,Dom Vlash Mucaj,Dom Pal Gjini,Fra Zef Pllumi,Dom Zef Shtufi,Dom Prenke Qefalija,Dom Nikoll Shelqeti,Dom Ndre Lufi,Dom Mark Bicaj,Dom Ndoc Sahatcija,Dom Ejell Deda,Ate Karlo Serreqi,Dom Tome Laca,Dom Loro Nodaj,Dom Pashko Muzhani,etj.
Here mbas here,ne oret e para te agimit,mbas vorrezave te Remajit ne Shkoder,degjoheshin krismat e pushkeve qe shtrijshin perdhe meshtare,rregulltare e sa civile katolike e muslimane.
Llojet e torturave ishin nga ma te ndryshmet,si: korrenti elektrik,mbushja e gojes me krype,kamxhiku e druni,futja me koke poshte ne fuci me uje te akullt per disa dite,me ece kambe zbathe mbi pllaka te kuquna metalike,me te shtie veze te zieme nen sjetull,pakesimi i ushqimit per te shkaktue vdekjen,ilace per te shkaterrue sistemin nervuer e per te ba te flasesh cka nuk di as ai vete e lloje te tjera te shpikuna nga njerez te Sigurimit te pashpirt.
Vine me radhe,Dom Anton Muzaj,i tortutuem per vdekje,te cilin e liruen gjalle e per gazep,qe mbas pak muejsh,vdiq ne arqipeshkvi ne moshen 29-vjecare. Dom Dede Macaj,porsa meshtar i ri,u pushkatue para regjimentit ushtarak ne Permet. Do te vdisshin,pa gjyqe,nder tortura,Ate Bernardin Palaj,te cilit,i lidhen trupin me nje tel te ndryshkun,vdiq nga semundja e tetanozit. Dom Leke Sirdani e Dom Pjeter Cuni arrestohen e do te vdesin nder tortura me krena teposhte ne gropat e zeza. Dom Dede Plani,Dom Luigj Bushati e Dom Luigj Prendushi u pushkatuen. Ate Bernardin Llupi u pushkatue ne Peje. Dom Alfons Tracki e Dom Zef Maksen,i pari me origjine polake dhe i dyti gjerman,u pushkatuen. Ate Serafin Kodes i duel shpirti me gabzherrin e nxjerrun nga fyti. Papa Pandit,prift i ritit oriental ne Korce,i prene koken,tue ia vendose mbi trupin e tij te vdekun e Papa Josifin,prift i ritit oriental ne Elbasan,e mbyten ne kampin e punes se mundimeve ne keneten e Maliqit. Keta jane shembuj te nalte te jetes para vdekjes ne jug,te cilet i pershkoi ne shekullin e pare Apostulli Pal e Apostulli Andrea. Krishterimi nuk ka hy ne Shqipni nga pushtuesi. Roma e kishte pushtue Ilirine,por ajo ka persekutue idhtas te krishtenet e krejt Perandorise.
Dom Mark Gjanit,tue e torturue,i kerkuen ta mohonte Krishtin.
Perkundrazi Dom Marku tha fjalet e fundit mes dhimbave: “Rrnofte Krishti Mbret!” Vdiq i varun nder shpatulla,tue ia hjedhe trupin qejve e mbeturinat e tij i leshuen ne perrue.
Taman ashtu si vepruen turqit me eshtnat e Gjergj Kastriotit e me prelatin e lavdishem,Imzot Pjeter Bogdanin,apo si vepruen ma vone komunistat,tue nxjerre prej vorrit eshtnat e Mons.Jak Serreqit,Mons.Lazer Mjedes,Mons.Gasper Thacit,Mons.Ernest Cozzi-t,Mons.Bernardin Shllakut,Ate Gjergj Fishtes e se bashku me ate,pa dijte gja,te Dede Gjon Lulit eshtnat e te cilit franceskanet i kishin ruejte ne vorret e tyne per t’i ba nje monument.