VESHTRIMI I NËNË TEREZES TASHMË NIS NGA PULTI E DERI NË LIQËNIN E SHKODRES

0

Nga: Kozeta Burçi

Vendoset shtatorja 6 m e larte ne fshatit Dajca te njesise administrative të Pultit, falë iniciatives dhe investimit te z. Tom Sahatçija Zgjodhi 5 vjetorin e shenjterimit te Nene Terezes per te realizuar nje nga endrrat e tij, vendosjen e shtatores se saj në nje nga pozicionet më të mira, me një fushëpamje nga Dajca e Pultit e deri në liqenin e Shkodres. Tom Sahatcija, që në Shkodër njihet si administrator i kompleksit Dubai, edhe pse ka lindur në qytetin verior, i ka lidhjet teper te forta me vendlinjden e tij. Fisi Vocaj, te cilit ai i perket, shquhet për zmërgjeresinë dhe bamiresinë për dekada me radhe. Vetë Toma është kujdesur për vëndosjen e enerjise dhe ujit të pijshëm në fshatin Dajca tëPultit, ku dhe ai kthehet çdo verë për të qendruar tek kulla e tij. Dhe ja kesaj radhe, ai mendoi të bënte një akt mjaft human, frymëzuar nga bamiresja e të gjithë Botës, Nënëne Tereza. Ne kët fshat, i gjen të dyja besimet. Pulti dhe Postrriba qendrojne gjoegrafikisht dhe shpirterisht në supat e njeri-tjetrit. Vendosja e shatores u mireprit nga të dyja besimet, dhe punimet për sheshimin, apo edhe vendosjen e shtatores në këteë pozicion janë bër nga banorë mes tyre edhe të besimit mysliman. Shatorja, me lartesi 6m, ështeë vendosur në një pjesë të pronës së Tom Sahatçisë, i cili e ka dhuruar atë në shënjë nderimi dhe respekti për humanistën e shquar Nënë Terezën. Pritet që kjo shtatore të sherbejë si një vend peligrinazhi jo vetëm për banort aty, por dhe mjaft vizitorë të ardhur nga e gjithë Shqiperia. Zona rreth e rrotull ka më qindra resurse, që presin të zbulohen, por që të ndodhë kjo, duhet permiresuar infrastruktura, rruga, sistemi i shpërndrarjes së energjisë elektrike etj. Rreth e rrotulll fshatit Dajca numërohen me dhjetra burime, dhe pamjet që kemi  rregjistruar  janë një pjesë tepër e vogël e njësisë administrative Pult. Mungesa e rrugës e ka lënë pothuajse në izolim zonën nga syri i vizitoreve. Vëndosja e shtatores, u realizua permes një ceremonie t thjeshtë, ku nuk mund të lihet pa u permendur mungesa e perfaqaesuesve të Bashkise Shkoder, por edhe e klerit katolik. E megjithate, pritet që në vitet e ardhshme, pikerisht cdo 5 shtator, dita e shenjtërimit të Nënë Terezes, këtu, të organizohen aktivitete kulturore artistike, që do t’i sherbenin zhvillimit të kesaj zone.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.