Nuk dua ta perdor kete ngjarje politikisht per te akuzuar qeverine por nuk mundem te rri pa e permendur se guximi per te kultivuar droge, guximi per ti qelluar me arme policise, nuk vjen nga hiçi. Nga ju vjen ky guxim?
Sipas te dhenave, qindra oficere te policise kane qene te perfshire ne trafikun e kanabisit, duke sabotuar shtetin dhe ligjin, si dhe duke tradhetuar dhe rrezikuar koleget ne polici te cilet kane vullnetin dhe deshiren te bejne detyren.
Shume pak njerez jane denuar per kanabis dhe keshtu eshte dhene mesazhi se po kultivove kanabis, nuk denohesh rende.
Sot jemi ne situaten ku persona me prirje kriminale, levizin te lire ne qytetet e fshatrat tona dhe kane edhe guximin per te qelluar policine.
Kjo i rrezikon te gjithe, sot dike, neser dike tjeter.
Si anetare e komisionit te sigurise ne parlament, mbeshtes zbatimin e ligjit, mbeshtes ata oficere te policise te cilet punojne per ligj e per drejtesi per shoqerine shqiptare, mbeshtes arrestimin dhe denimin e çdo keqberesi.
Gjithashtu dua te shpreh ngushellimet me te sinqerta per familjen dhe te afermit e oficerit Saimir Hoxha ,i cili u vra sot ne krye te detyres nga dora kriminale.
Ligj dhe drejtesi!