Sa kushton te jesh njeri….??

0

Nga:Marjana Sulejmani

Ate dite do te ulesha ne Selanik per arsye nderrim te pasaportes ne Ambasaden tone…
Megjithse ishin oret e para te mengjezit…ditet e fundit te Tetorit ishin bere mjaft te ftohta.Ne vend qendrimin e autobuzit te linjes ne Selanik jane WC.Perballe tyre ishin mbledhur kaq shume njerez,qe terhoqen venendjen e cdo pasagjeri te posa mbrritur….u afrova dhe une afer turmes e po shikonja ne vendin e ngjarjes.
Ne WC e femrave i shtrire per toke ishte nje djale shume i dobet rreth 27 vjec,i cili nxirrte shkume te vazhdueshme nga goja e tij….sikur te kish ngrene AVA pjatash….duart e tija nuk kishin force….leviznin pa kuptim…te linin pershtypjen qe kerkonin ndihme nga ndokush prej asaj turme njerzish,qe benin sehir.
Prane meje qendronte nje prift dhe e pyes se si eshte puna…cfar kish ndodhur????Ai me pergjigjet me nje ton mosperfilles:eshte nje drogaxhi,i cili ka marre me teper nga pjesa qe merr zakonisht”pluhurin vdekjeprures” dhe tani ai po vdes si nje qen,duke u perpelitur me vdekjen.E shoh me vemendje dhe sot kur e kujtoj ate monent….nuk di se cfar me mbajti e nuk e qellova.Po mire….i them une:i perjashtoj te tjeret,ju qe jeni i kishes…cfare ndihme jepni?
Nje djale i ri po lufton me vdekjen e asnjeri nga ju nuk i jep as ndihmen me te vogel.Te pakten le te vdese ne duart e nje njeriu e jo ne pllakat e banjos,se edhe ate djale….nena e ka lindur dhe jo lopa…u pergjigja e nervozuar…
Degjoj per rreth peshperitje te ndryshme…qe dikush nuk donte te ish deshmitar ne polici…dikush nuk kish zemer ne te tilla raste etj.etj.justifikime e prralla me mbret.
Nuk prita me teper….shtyj turmen e njerzeve e u gjeta menjeher prane tij….e marr ne krahet e mi
dhe me shume veshtirsi e vendos ne banakun e lavamanit,duke i lare gojen vazhdimisht me uje nga shkuma qe nxirrte….bertas me ze te larte te lajmerohej ndonje ambulance apo rajon policie por asnjeri nuk i dha rendesi kesaj skene te tmerreshme,e une s’dija cfar te beja e vetme.
Kontrolloj ne xhepat e tij e dora me kapi nje celular…para se ta hap e pyes:a ke familje….prind….grua….ke numer te marr…??
Syte e tij krejtesisht te mekur e te pa jete me shikonin e prisnin nga une,qe ta ndihmoj,te beja dicka…por cfar ndihme ti jepja???
Nga goja e tij dalin fjale ne rrokje….qe me veshtirsonin edhe me shume…Ka…..Ka….te
e asgje me teper.Hapa celularin e ne ekran shoh 38 telefonata te bera nga emri Katerina.E marr ne telefon dhe i tregoj ate ngjarje qe po jetonja ato momente ne WC e KTEL-it…
Zeri saj i ngjirur e duke qare me pergjigjet:Per 10 minuta jam atje….por nuk premtoj as 5 minuta kohe…i them ;bej kurajo se po vjen Katerina dhe te dergojme ne spital….Syte e tij u ngulen tek une dhe me fjalen ne gjysem….
Efkaristo(faleminderit)…qe nxori nga goja e tij… rrodhen lote nga syte e pa jete.
Mbas pak qe arriti Katerina(e fejuara e tij) nuk e gjeti te gjalle.Ajo me gjeti te ulur ne shkallet e WC me te fejuarin e saj ne krahet e mi.
E mbytur ne lote…nuk isha ne gjendje cfar pergjigje ti jepnja….pasi ishte e pamundur te shpetonja jeten e tij.Ajo skene tragjike e asaj dite nuk me hiqet nga mendja dhe nuk kishte asnje pergjigje….mund te ishte femija i secilit nga ne….dhe nganjeher ne raste te tilla,qe ndihma duhet t’jete e nevojshme dhe e domosdoshme….dominon ajo qe quhet “sehir”
ose jashte kufijve njerzor.
E shpesh here i bej pyetjen vetes:ne t’vertet kush e ben priftin….veshja e tij….apo prifti veshjen….pasi ai prift ne ngjarjen e asaj dite…
Vetem prift nuk mund te quhej…..?!?!?!?!
(Kjo histori eshte shkeputur nga biografia…ngjarje nga jeta ne Greqi)
Ju uroj nje mbremje te bukur e klm te gjithe…!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.