PERIPECITË E BOTIMIT TË KËSAJ POEZIE

0
Nga :Nikkolla Spathari
Ishte njëvjetori i rënjes së Shkurte Pal Vatës. Unë shkrova këtë poezi:
Dhe ti rend këngëve
Shkurte Pal Vatës
Atë ditë, kur fushave zbrite për herë të parë,
Lokomativa çante përpara,
Në një vagon tërhiqre mijra këngë
Dhe një lapidar..
Të rrinim pranë dhe nuk e dinim
Se viteve nder këngë
Do t’endeshe ti gjithëmonë kaltërsive,
Flisnim me ty dhe mendja s’na shkonte
Se e re gjithënjë do ecje rapsodive..
Lindi një ditë,
Një ditë e kthielltë e pastër nëntori:
Vargut t՗ heroizmave ju ngjit një heroizëm i ri,
Me dorën tënde ti Shkurtë e montove
Në trup t’revolucionit si detal të tij.
… Dhe emri yt i kuq u mbeti breznive
Dhe ti rend këngëve,
Rend rapsodive.
E mbylla në zarf dhe e dërgova në gazetën “Zeri i Rinisë”. Prit se po botohet, ska. Pas ca kohe shkova në redaksi dhe gjeta redaktorin F. B.
– Unë kam qenë me leje,-më tha,- po shiko tek ai etazhe mos e gjen zarfin tënd.
Aty ishin dhjetra zarfa të pa hapur. Sigurisht të pa hapur e gjeta edhe zarfin tim. Ja dhashë redaktorit. Ai e hapi, e lexoi dhe më tha të mos bëhesha merak se nuk është hapur zarfi , se, edhe po t’ishte hapur, poezoa nuk do të botohej.
E mora poezinë dhe shkova në gazetën “Drita” Unë duke u ngjitur, Ismail Kasare duke zbritur me një dosje në dorë՗.
Atëherë Ismaili punonte në gazetën “Drita”.
– Tek ju isha nisur, shoku Ismail,- i thashë,- po ju qenkeni duke ikur.
– Çfarë kishe?- më pyeti shkurt.
– Këtë poezi, – u përgjegje unë, duke ia zgjatur.
Ai e mori dhe e lexoi aty në këmbë. “Është poezi e mirë, më tha, do ma lesh mua”.
– Sigurisht,- thashë unë që isha gati t’ia lija edhe rojes së derës e jo më ati.j
E mbështeti poezinë mbi dosje dhe se ç’bëri një shenim. Ishte ditë e premte dhe të dielën poezia ine ishte në krye të gazetës “Drita”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.