o zot i madh çfar nuk degjojmë nga drejtorët e Rilindjes!Teksa njofton dorëheqjen drejtori i Fondit të Kujdesit të detyrueshëm Shkodër, ai jep lajmin e gëzueshëm për të gjithë ne qytetaret, se mos të ishte emruar ai aso kohe drejtor, kjo drejtori qe duke u shkrirë.Ndaj lind pyetja. Kjo drejtori është private , apo e shtetit , që do thot , programi i qeverisë Rilindjes , nuk është kaq qeshaerake për shëndetësinë që duam.
Markens Shllaku nuk do të jetë më drejtor rajonal i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor. Shllaku e konfirmoi dorëheqjen e tij gjatë promovimit të librit “Përmbledhja e Protokolleve të Përdorimit të Barnave”.Ish drejtori Shllaku tashmë tregoi edhe për sfidën që kaloi si drejtor rajonal i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor.Gjatë fjalës së lamtumirës si drejtor rajonal, Shllaku përmendi edhe shërbimin e këtij institucioni dhe qendrave shëndetësore gjatë pandemisë COVID-19. Në vend të Markens Shllakut i cili pritet që të ketë një tjetër pozicion në shëndetësi, drejtori rajonal i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor do të jetë doktor Aldo Gjoka i cili është komanduar në këtë pozicion ndërsa ka vite që shërben në sistemin e shëndetësisë.Ky është një tjetër ndryshim në radhët e drejtorive rajonale të PS në Shkodër duke u bërë drejtoria e 5 radhazi brenda një kohë të shkurtër ku ka ndryshim drejtuesi.