Tërbuni i Pukës rrëzon Flamurtarin e Vlorës…

0

Tërbuni i Pukës  i ka dhënë  një dush të  fortë ëmrit të  madh “Flamurtari”  duke e zbritur  në kategorinë  e dytë. Kështu Pukianët mbijetojnë  në të parën, dhe Flamurtari i Vlorës zbrfet tek Veleçiku i Koplikut.

Flamurtari bie në Kategorinë e Dytë. Vlonjatët janë mposhtur në finalen e “Play-Out” nga Tërbuni, duke u rrëzuar kështu një kategori më poshtë, ndërkohë që nga ana tjetër pukjanët rikthehen kështu në Kategorinë e Parë pas një sezoni mungesëNë “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që kërkonin me ngulm golin e avantazhit, por nuk ia dolën të gjejnë dot, as pas 120 minutave lojë. Skuadra fituese do të zgjidhej nga penalltitë, aty ku Tërbuni ishte më i saktë, duke shënuar në të pesta gjuajtjet, ndërsa për Flamurtarin humbi gjuajtjen e fundit Andi Ribaj.Një tronditje kjo për Flamurtarin, që pasi u rrëzua një sezon më parë nga Kategoria Superiore në të Parën, tashmë e shikon veten akoma më poshtë, duke u fundosur në Kategorinë e Dytë.Penalltitë:

Flamurtari: Diamanti shënon, Balilaj shënon, Kreshpa shënon, Moçka shënon, Ribaj e humbet

Tërbuni: Miloti shënon, Zagani shënon, Metani shënon, Keko shënon, Mezini shënon

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.