“PD-ja ç’ka qenë, ç’është, dhe ç’do të bëhet!”, ish-kryetari i demokratëve të Lezhës flet për 13 Qershorin

0

Inxhinier Pashkun e njohin të gjithë në Lezhë. Ai është një ndër themeluesit e PD, pjesmarres ne strukturat e PD Lezhe dhe ish kryetar PD Qyteti Lezhe.I freskët në kujtesë është edhe organizimi i Forumit të Profesionistëve, çka ishte ndoshta edhe lëvizja më e mençur e fushatës së fundit të PD-së në Lezhë, e për ngritjen e këtij forumi Inxh.Pashk Ndoci pati një rol kyç.Në faqen e tij në Facebook ai ka bërë një përshkrim anatomik të gjendjes së PD-së, dhe mënyrën sesi ai e sheh ringritjen e saj. Një titull ndryshe i asaj që ka shkruar Inxh. Pashku, gjithmonë duke shpresuar në mirëkuptimin e tij, do të ishte: “PD-ja ç’ka qenë, ç’është, dhe ç’do të bëhet!”Mbase  realisht ia vlen , jo vetëm për lexuesin Lezhian, por dhe më gjërë,  për ta lexuar me vemëndje  këtë opinion të njërit prej   kuadrove politik të këtij qyteti, me vlera të spikatura njerzore. Kështu mund tëthuhet pra “frikë” për Inxhinier Pashk Ndoci.

Ne e ftojmë lexuesin e duruar në atë që inxhinieri ka për thënë:

Nese ne PD ka gare platformash, ajo ringrihet fuqishem shume shpejt per te miren e vendit. Gara me platforma do te nxirrte ne plan te dyte garen per kryetar, edhe se dikujt i eshte kthyer ne nje enderr, edhe atyre, por te gjitheve neve, na intereson PD si dikur.– Jane disa element qe duhet te kete nje parti politike per te ardhur ne pushtet, ku nder me kryesoret jane organizimi dhe vija ideologjike. Linja ideologjike e deri pak kohe me pare, ishte mbeshtetja tek ish pronaret, ish te persekutuarit e regjimit, shenjteria familjes dhe atdheu. Kjo ideologji na mbajti ne pushtet deri ne v.2013, por duke u ulur kuotat e PD ne menyre te ndjeshme nga zgjedhjet ne zgjedhje.

Lind pyetja perse u ulen kuotat e votave te PD?

Sigurisht qe shperndarja e pushtetit ne menyre te padrejte, ka qene arsyeja kryesore, puno fatkeq e ha bark dreq, votat e njerezve te djathte per te marr pushtetin, ndersa pushteti dhe biznesi shkuan per te fuqizuar te majtet ne nje shumice rastesh, bile aq shume sa pakenaqesia e te djathteve eshte rritur progresivisht deri ne nje pike kritike, derisa edhe konservatoret partiak nuk i shikon te frymezuar.Tashme u bene shume vite qe shikojme te djathte tradicional qe nuk marrin pjese ne votime, shikojme te djathte te deshperuar qe po kerkojne te gjejne strehe diku sado larg, shpesh te mllefosur keq ndaj partise se zemres se tyre, Partise Demokratike, shohim te djathtet e tjere stoik qe nuk arrijne te frymezohen nga se shikojne ne podiume figura qendrore dhe lokale qe e kane perdhosur vit mbas viti idealin e tyre, kjo eshte bere kaq e frikshme sa edhe po te ndryshoje po te reformohet vija ideologjike e PD, ndjej frike se eshte veshtire te bejme te na besojne te djathtet tradicional. Ky eshte rreziku me i madh per PD sot.Kandidatet rival te Bashes, nuk i shikoj te jene te zotet te prekin keto pika nevralgjike, prandaj i shikon duke u zbehur dhe do te zbehen me keq deri me 13 Qershor nese nuk arrijne te bejne e te prekin ndryshimin.– Nga ana tjeter kemi pare dhe degjuar se PD eshte parti elektorale, mblidhemi ne fushate dhe mbasi mbaron fushata, partia ska me pune me pushtetin, dmth i zgjedhuri nga partia deri me nje antar nje vote, i votuar nga partia se individualisht me nder do te merrnin shumica e tyre, dhe kur hyp ne karrige AI ESHTE PARTIA, AI ESHTE GJITHCKA, ATA QE KANE KONTRIBUAR NE FITORE DUHET TE TAKOJNE FITUESIN NEPERMES “MANDATUESVE=SEKSER” TE FITUESIT. JO PAK KEMI CEDUAR NE KETE PIKE, ASKUSH NUK DEGJOHET NGA GARUESIT TA ARTIKULOJNE KETE.– Zgjedhjet ne parti, ” fituesi i merr te gjitha, humbesi i humbet te gjitha. Me te vertete qe mund ta kene kete praktike shume vende, por ky eshte gabim i madh, kur fituesi me humbesin jane fifty fifty si mund te lihen pa perfaqesuar gjysma tjeter, automatikisht je zvogluar, por kjo ka ndodhur historikisht dhe ka sjelle nje situate ku njerezit e ndershem nuk bashkjetojne me ate, balle per balle he ehe po posi, mbas kraheve, ky ku…, ky maf…., ky qelb….., ky ha…. etjere gje pa share per njeri-tjetrin. Me tutje kur dikush ngre nje shqetesim nga baza, nuk ndodh qe nga qendra e partise te vije te ballafaqoje ankesen, por e pranojne si te vertete sikur po trajtohet dhe ne fakt per te vertete merret ajo cfare thote kryetari partise, deputeti, kr.bashkise. Hajde politike hajde thuhet rendom ne baze, ke paditur mamen tek baba, e don ti te marrish sqarim, arsyetim, te drejte…– Kemi pare dhe degjuar qe kerkohet te mos flitet me per komunizmin, per krimet e tij, per diktaturen, per percjelljen tek te rinjte dhe tek shoqeria se kush ka qene diktatura, fatkeqesia e mentalitetit komunist dhe e pushtetit te baballareve.-Nga ana tjeter nuk transmetohet si dhe sa duhet shenjteria tradicionale e se djathtes sic jane prona, familja, feja dhe atdheu. DUHEN TE DYJA NJEKOHESISHT, POR PA NJEREN NGA KETA, KAM BINDJE SE NUK MUND TE EKZISTOJE NJE PARTI POLITIKE, PER TE PRETENDUAR PER PUSHTET AS QE BEHET FJALE.Nese nuk transmetohet cdo dite e keqja e eterve te bijeve te sotem, si nje e keqe e madhe e shoqerise, kjo eshte vetvrasja e dyte, aq me teper kur shikon qe bijte e baballareve, kur ata jane bere shume me te etur se eterit e tyre, bile po shfaqen te mireorganizuar me nje urrejtje klasore me te eger se kurre. A mundet ndonjeri nga garuesit per kryetar PD, te na thote dicka qartesisht per organizimin dhe vijen ideologjike qe duhet te ndjeke PD, do te vazhdoje me kete te sotmen apo do te ndryshoje? Percaktimi i vijes ideologjike eshte njera nga pikat me te forta te nje partie pretendente per pushtet.– Nga ana tjeter verejme se PD nuk larteson, nuk pikas ne nivele te dukshme, per te mos thene se jane zbehur parimet e shenjterise prone-familje-fe dhe atdhe. Indirekt keshtu jemi duke i hapur rruge femijeve te eterve qe nuk kerkuan kurre falje per krimet e diktatures, jo vetem u eshte lene dore e lire atyre, por sot flejne te lumtur ne PS atdhetari me tradhtarin, proletaret me ish pronaret e medhenj, familjari liberal me familjarin konservator. Per pasoje po ndertohet nje shoqeri pa ideologji, pa fe e pa atdhe. Edhe se dikush mendon se eshte rruga e ndritur per vendin, ndryshe nga une qe me keqardhje dhe dhimbje e them se po shkojme ne rrugen e asgjesimit te vetvetes, ndersa per PD, zvoglimin e saj te metejshem e quaj te pashmangshem.– Bijte e baballareve te regjimit klasor akoma i kane te fresketa rrezimin e baballareve. Nese verejme me kujdes, urrejtjen me te madhe patologjike, te pasherueshme e kane per Sali Berishen apo per Ilir Meten edhe se eshte vete Iliri me i dashuruar se ata me Enverin, me 28 mije deshmoret qe nuk ishin kurre aq apo me 29 Nentorin e clirimit te njejte me ate te Jugosllavise, e urrejne doktor Berishen si simbol te shembjes se pushtetit te baballareve, nuk e urrejne si nje ish i persekutuar i regjimit, ai ishte antar partie si ata para se ai te distancohej nga diktatura komuniste, deri kur u vu ne krye te levizjes popullore dhe udhehoqi rrezimin e saj, bababallaret dhe bijte e tyre nuk falin as vellain, jo me Doktor Berishen apo president Ilir Meta, kur ata kercenojne tu heqin pushtetin, qofte edhe kur ky pushtet eshte krejt i pamerituar, i korruptuar dhe gjakatar, sic ishte ai regjim i diktatures komuniste sot i transformuar ne nje klishe izoluese te vendit tone nga Europa, ndersa gjithe naten harbohet me ish Perandorine Osmane apo Rusine.E pra sot ata po bejne luften klasore me te eger se eterit e tyre, me te egren te pare ndonjehere, mblidhen si ne celulat nostalgjike dhe bejne llogari kujt do tja fusim sot, kujt neser e pastaj radhen, te maskuar dhe ne prapaskene, duke bere llogarine qe pushtetit i atyre te mos cenohet.Cili nga kandidatet eshte i gatshem ti jape nje pergjigje kesaj teme dhe ta perfshije ne vijen organizative te PD, te integruar me vijen ideologjike?Fatkeqesisht nuk shikoj asnjerin deri tani te demonstroje sadopak dicka ndryshe. Epo edhe keshtu nuk behet gare, kerkokan dorheqjen e Bashes qe ti bejme prove edhe keta, po nuk mund te jete si puna e bostanit edhe kjo puna e partise, me prove, kesaj i kishin thene dikur: paska ngordhur kali, o burra ti heqim patkonjte. Gara me njerez pa alternative nuk eshte gare, komisioni zgjedhor duhet te jete shume i prere, garuesit pa alternative duhen skualifikuar ne mes te gares.– Anembane flitet, por eshte e dokumentuar sesi pushteti i mori zgjedhjet me 25 Prill, nuk i fitoj Edi Rama por i mori peng dhe pengu duhet cpenguar. Sipas statutit ne fuqi te PD, Lulzim Basha nuk eshte i detyruar te jape dorheqjen, kur numri votave eshte me i madh sesa ne zgjedhjet e mepareshme. Si eshte e mundur qe garuesit per kryetar PD kerkojne dorheqjen e Z.Basha ne kundershtim me statutin, nga ana tjeter deklarojne se do te pergatisin PD per zgjedhje mbas 4 viteve, pra legjitimojne Edi Ramen dhe zgjedhjet e 25 Prillit? Keta, a nuk e shikojne veten e tyre se po luajne lojen e Edi Rames per te zvogeluar PD me kete taktike percarese te modelit te pushtuesve dhe te komunizmit? Komisioni zgjedhor po te jete ne lartesine e duhur, duhet te filloje me ndeshkimin e kandidateve garues qe bejne fushate negative.– Une shpresoj qe gjerat te ndryshojne per mire ne kete gare, sikurse shpresoj qe Z.Basha do te reflektoje ne faktet qe trajtova me siper, sigurisht qe ato fakte nuk jane te gjitha qe duhen konsideruar apriori, por DUHET KURAJO PER TU PRANUAR nga gjithe aktoret per 30 vite rrjesht, qe Z.Basha se bashku me sfidantet dhe ekipin e ri te korigjohen maksimalisht sa eshte e mundur, sa i perket aspektit organizativ dhe ideologjik te partise, duhet gjendur rruga qe PD, shtepia lirise, shtepia demokrateve te sjelle frymezim per patriotet, atdhetaret, pronaret dhe ish pronaret, ish te persekutuarit dhe bijte e tyre, per familjen tradicionale shqiptare, per rinine, intelektualet dhe profesionistet e spikatur…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.