Një ditë e veçantë, ësht sot. Një artistë kalibri si Shaban Gjekaj ka ditëlindjen.natyrisht në këtë nuk mungojnë urimet, kësisoj dhe revista “Fjala “uron artistin: U shekullofsh o Shaban Gjakaj.Nderkaq ne po percjellim dhe një urim zëmra nga vajza e tij Ermelinda:Sot ështe ditë e veçantë , është ditë e shenuar se Babi im ditëlindjen është duke festuar! Faleminderit zotit që më dha këtë baba, është i mrekullueshem… SI AI NË BOTË NUK KA!! …. Babi të uroj pafundsisht sot në këtë ditëlindje, qofsh për jetë i lumtur edhe me 100 gëzime!!! I love you BabiPo kështu edhe gazetari Ramazan Çeka shkruan:Talenti dhe zëri i tij i mrekullueshëm, rritja me këngën ulqinake e shkodrane, arsimimi në Kosovë mes shqiptarësh, formuan portretin dhe personalitetin e tij artistik, për ta bërë kështu të njohur në gjithë botën shqiptare. Ky burrë i pashëm ulqinak, me një portret rrezëllues, sqimatar e xhentëlmen shpejt pushtoi skenat, ekranet dhe studiot radifonike, me një pikësynim të veçantë: këngën shqip.
“Tuj iu ngjit Bunës përpjetë” është një ndër këngët më të njohura që bilbili i këngës popullore ulqinake Shaban Gjekaj me interpretimin e tij brilant e ka përjetësuar në fondin e artë të këngës popullore qytetare. Kjo këngë është ilustrimi më i mirë për të shpjeguar lidhjet e vjetra kulturore e zakonore të dy qyteteve, Ulqinit e Shkodrës që natyrshëm banorët e këtyre anëve i quajnë vëlla e motër.
Buna, ky lumë legjendar, i qetë e i lundrueshëm që buron në zemër të Shkodrës ka përkundur në ujërat e veta, jo vetëm varka, sule e galera me mallra, por edhe shkodranë e ulqinakë që kanë bartur me vete atë që mund ta quajmë “mall shpirtëror” kulturën e ndërsjelltë, traditën, zakonet, këngët e baladat.
Në këtë truall kulturor lindi dhe u rrit edhe Shaban Gjekaj, ky përfaqësues e përçues kulturor bashkëkohor i këngës popullore qytetare dhe në përgjithësi asaj shqiptare të trevave të Veriut. Ai, që në fëmini, u përkund me këngët e vjetra ulqinake, me këngët e detarëve me zë, me vallet e këndueme të peshkatarëve ulqinakë për t’u njohur më vonë me “ariet” e mrekullueshme shkodrane, me interpretimet e pavdekshme të Bik Ndojës, Marije Krajës, Luçije Milotit, Xhevdet Hafizit, Shyqyri Alushit e shumë e shumë të tjerëve .
I urojmë këtij këngëtari të madh edhe 100 vite të lumtura me shëndet të mirë dhe me këngë të bukura!