MIKU QË I MUNGON SYRIT DHE ZËMRËS

0

Ah.. Më fal  po vij  në momënt , bëjë porosoin e një    makiatoje,por po ndalëm pak tek kjo tavolina  e dy miqve të mirë, sat ë pershëndetëm, dhe ardha.!Ishte mbase ky   dialogu   i shpesht  me   i imi  me kedo që ftueshim për ti pirë një kafe tek  Turizmi në qytetin e Shkodrës. Kjo nodhte thuajse çdo ditë, teksa  në mjediset e  këtij Hoteli  vç mas mjaft të njohurve tanë. Të veçantët  mbetën    çifti  Gjyste dhe Ndue Bici.këta të dy  njerzë me tipare  krejt  të veçanta, me një fisnikëri, dashamirësi, dhe bardhësi shpirtërore, të cilët duket se i kishin marrë me  vehte  nga bjeshket  e Alpeve tona , për ta zbritur me madheshtinë njerzore  të karaketreit të  rradhë të këtij çifti kaq fisnik.Ndaj unë dhe mjaft të tjerë e kishim të pa mundur që  të mos shkeputëshim    pak minuta për të qëndruar  ne tavolinë për të pirë kafe  më këta njerzë që dinin të falnin vetëm buzqeshje. Kishim folur mjaft  për shumë  tema  që janë aktuale , por mbi të gjitha Kuzhina Malësore për të Cilën Gjystaja  është kryemjeshtre, por edhe per shumë e shumë  gjera të tjera, madje e patëm lënë  për të shkuar të tre së bashku në Tuz  tek gruaja e moçme Filja  që me duartë e saja  ënde prodhon xhubletën identike Malësore. Kishim në planë për të realizuar një intervistë, dhe si gjithënjë Ndoja me optimizmin e tij  qe shprehur të ikun pak pandemija dhe po shkojmë… Por ja, sot në këtë tavolinë ndihet mungesa e çiftit, kas disa ditë që këta i mungojnë synit të zëmrës, nuk vijnë këtu për të pirë kafën e perditshme.Jeta u tregua e pa  besë…Ndueja pas një smundje të rëndë , ndërroj jetë, pikrisht atherë kur të gjithë  mënduam se ia holli,,.Ndaj sahere  ndalemi këtu për të pirë  një kafe, syri  i zëmrës e kerkon   mikun e mirë , njeriun e buzqëeshjes , fjalëëmblin e paharruar Ndue Bici. Pushoft  në paqe!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.