ROTACION I PUSHTETIT APO VAZHDIMËSI E QEVERISJËS AKTUALE

0

Në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të cilat do të mbahën të dielën me 25 prill, do të marrin pjesë 12  subjekte politike dhe 5 kandidatë të pavarur, ku qytetarët me votën e tyre do të përcaktohen për rotacionin e pushtetit apo për vazhdimin e qeverisjës aktuale, ndërsa    parashihet një garë e ngushtë ne mes PS dhe PD, ku  përcaktuese  si duket do të jetë  LSI-ja në formimin e shumicës parlamentare, përkatësisht të qeverisë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar

Nail  Draga

Sipas të dhënave nga  KQZ, bëhët me dije se në zgjedhjet e 25 prillit do të marrin pjesë 12 parti politike dhe 5 kandidatë të pavarur, të cilët do të renditën në vendin e 13 në qarkun ku konkurojnë. Ndërsa të drejtë vote  kanë  3.588.869 qytetarë, të cilët do të votojnë në 12 qarqe, në 5.199 qendra votimi ku do të zgjedhin  140 deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Nga qarqet më numër më të madh të elektoratit votues është Tiranës me 910.494 zgjedhës duke dhënë 36 deputet, ndërsa më i vogël ai i Kukësit me 83027 zgjedhës dhe do te japë 3 deputet.Fushata parazgjedhore në sajë të pandemisë Covid-19, nuk ishte si vitëve të shkuara, duke dëshmuar një kujdes ndaj qytetarëve, por nuk ishin në një qendrim të tillë subjektët kryesore politike. Kështu derisa PS në takime kishte numër të  përzgjedhur apo të kufizar të qytetarëve  e kundërta ishte me PD ku  takimet e tyre kanë qenë masive duke mos marrë parasysh situatën e pandemisë sipas   rekomandimeve mjekësore. E tërë fushata zgjedhore është udhëhequr  nga liderët e partive E.Rama dhe L.Basha, duke demonstruar angazhimet për mandatin e tyre të ardhshëm katërvjeçar. Kështu Rama si favor të tij ka prezantuar rindërtimin  dhe ndërtimin e banesave të reja për qytetarët që kanë qenë të shkatërruar nga termeti  nëntorit 2019, pastaj angazhimin e vaksinimit të qytetarëve kundër pandemisë Covid-19, si dhe vazhdimin e përfundimin e objektëve të infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin. Nga ana tjetër L.Basha si shefi i opozitës dhe të kalicionit  Aleanca për ndryshim kryesisht është fokusuar në papunësi, emigrimin e qytetarëve, uljen e taksave etj., duke e cilësuar konkurentin e tij politik si person të konsumuar se nuk ka së çka iu ofron  më shqiptarëve në të ardhmën.

Sipas sondazheve PD në përparësi  ndaj PS  

Në kuadër të fushatës parazgjedhore në Shqipëri nga kompani apo agjenci të ndryshme janë realizuar sondazhe të cilat janë bërë publike për opinionin e gjerë, duke iu mundësuar subjektëve politike dhe mediave e opinionistëve të prezantojnë pikëpamjet e tyre.Kështu ditë më parë “Smith Research &Consulting” ka realizuar një pyetësor të strukturuar me pyetje të mbyllura. Në këtë sondazh është përdorur metodologjia e studimit sasior janë pyetur njëmijë vetë nga data 27 mars e deri me 9 prill. Sipas këtij sondazhi del se qytetarët  janë shumë të interesuar që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ky sondazh po ashtu potencon se Partia Demokratike e Shqipërisë do të dalë fituese e zgjedhjeve të 25 prillit. Në pyetjen e tretë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin  sot, për cilën parti do të votonit? Dhe me 44.7% e pjesëmarrësve kanë zgjedhur Partinë Demokratike të Shqipërisë-Aleanca për Ndryshim, ndërsa 42.5% për Partinë socialiste si dhe 11.3% Lëvizja Socialiste për Integrim.Ndërsa në pyetjen e gjashtë të këtij sondazhi, se kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme?, 53.1% janë deklaruar për Partinë Demokratike, ndërsa 44.2% ate të PS. Nga ky pyetësor del qartë se PD është në përparësi ndaj PS, duke dëshmuar se ajo do të jetë fituese e zgjedhjeve të 25 prillit.Por, nga sondazhët e prezantuara deri më tash çështje të veçantë paraqesin  partitë e vogla, të cilat  marrin pjesë në zgjedhje, ku  sipas analistëve vetëm Partia Socialdemokrate ka mundësi të fitojë mandat të deputetit, ndërsa për të tjerat mundësitë janë minimale, pa ndonjë peshë të veçantë, por me mundësi të dëmtojnë tri partitë e mëdha në ndarjën e mandatëve(!?).

Të ndryshohet kodi zgjedhor

Duke marrë parasysh se në shqipëri ekziston kodi zgjedhor i cili është dhuratë nga marrëveshja Berisha-Rama nga viti 2008, pa zgjedhjeve në mandatin e ardhshëm duhet të inivcohet ndryshimi  i kodit zgjedhor. Nga 12 njësi zgjedhore sa janë tash përmes qarqeve, Shqipëria duhet të jetë një njësi zgjedhore, me sistem proporcional, me pragun zgjedhor prej 3%. Një veprim i tillë do të ishte në favor të qytetarëve dhe demokracisë pluraliste, duke iu mundësuar të gjithë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në nivel republike. Po ashtu një kod i tillë zgjedhor do të ishte në favor edhe të partive të vogla, të cilat në sajë të kodit zgjedhor aktual janë pothuaj të eliminuara, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Në rastin konkret partitë e vogla për të ekzistuar kanë mundësi të jenë nën ombrellën e partive të mëdha, si pjesë e tyre te koalicionit.Sa i përket kodit zgjedhor  për Shqipërinë mendoj se më i pranueshëm është modeli i Kosovës, duke përfshi edhe listat e hapura. Vetëm në këtë formë do të kishim zgjedhje të pranueshme për të gjithë qytetarët, në favor të pluralizmit  dhe të demokracisë parlamentare.

Presidenti të zgjidhet nga populli

Varësisht prej vendeve të ndryshme presidenti zgjidhet në dy forma ate të votimit nga populli dhe nga kuvendi.Vetëm me zgjedhje të drejtpërdrejta nga ana e popullit presidenti apo presidentja  edhe pse me ingerenca të kufizuara në një sistem shumëpartiak, mund të jet përfaqësues i  të gjithë qytetarëve e jo si deri më tash, të jetë përfaqësues i  shumicës parlamentare, ku Shqipëria e Kosova, janë rast tipik  në regjion që nuk është në favor të demokracisë, përkatësisht të votës popullore.Edhe pse në Shqipëri  është debatuar në lidhje me ketë çështje, si nga forumet politike, shqoëria civile e mediat e ndryshme dy partitë e mëdha(PS,PD) nuk kanë treguar interesimin e duhur që kjo çështje të debatohet në parlamentin shqiptar. Fillimisht, në Kuvend duhet të ndryshohen nenet e Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit nga populli, por deri më tash del qartë se nuk ekziston vullneti politik për këtë çështje. Nga një qendrim i tillë është zenë peng dëshira e popullit për të zgjedhur kandidatin e tyre  si kudo në botën demokratike, e jo të imponuar nga deputetët  në emër të kompromisit  për  ”presidenti konsensual”.Andaj duke qenë i zgjedhur në atë post pa votën e qytetarëve, me ose pa dashje keqpërdorët apo bëhet marionetë e shumicës parlamentare, që nuk është në favor të demokracisë parlamentare, ku shëmbull tipik është presidenti aktual I.Meta, prandaj zgjedhja e presidentit të ri duhet të bëhet drejtpërdrejtë nga populli, duke eliminuar dilemat e tilla.

Qytetarët presin ndryshimin

Në sajë të pabarazisë  së theksuar shoqërore e ekonomike janë të pranishme  kontrastët e  mëdha sociale  ku dukuria e kohezionit social mbetët kërcënim i vazhdueshëm për shoqërinë shqiptare. Dhe nga një gjendje e tillë e pavolitshme ekonomike në botën e jashtme  sipas të dhënave nga Shqipëria kanë emigruar rreth 1.7 milion shqiptarë dukuri e cila vazhdon gjithnjë, me pasoja të mëdha kombëtare.Andaj, qytetarët këto zgjedhje i shohin si mundësi e ndryshimit, në avancim të çështjeve preokupuese në nivel vendi, si kudo në vendet me demokraci të konsoliduar. Janë pikërisht zgjedhjet e 25 prillit  ata të cilat do të jenë përcaktuese për ardhmën e tyre për rotacion të pushtetit apo vazhdimin e qeverisjës aktuale.

 (Prill  2021)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.