Janë mbyllur 4 ndeshjet, e Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 11-të. Supersfida mes Pogradecit dhe Besës në grupin B, u mbyll me fitoren e liqenorëve me rezultatin 2-1, falë golave të Liçkollarit dhe Topllarit në pjesën e parë, duke e bërë të pavlefshëm golin e Da Silvës në të dytën. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Tomori nuk ka zhgënjyer ndaj Elbasanit, teksa ka triumfuar me rezultatin 3-1. Në grupin A, Burreli ka bërë detyrën ndaj Vorës, duke triumfuar me rezultatin 1-0, dhe duke marrë kështu kreun e renditjes, me 22 pikë, 2 më shumë se Dinamo. Ndërkohë Korabi ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Veleçikut. ja dhe golëshenuesit e tre golave të këtij takimi.Skuka 15′, ka shenuar për vëndasit e Korabit, ndersa golin e fitorës vëndasit e kanë shenuar me Ismailaj 85′ kurse pë Veleçikun golin e vetem e ka realizuar Bega 78′.Kësoj skuadra Koplikase Veleçiku kësaj radhe kthehet nga Dibra jo me dëborë , por me humbje, duke prerë mbase që tani bileten për në kategorinë e dytë.