Dhimbje në familjen e ish- kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Ish- deputetja e Shkodër dhe aktualisht kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim ka ndarë me ndjekësit e saj në “Facebook” lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të nënës së saj.Teksa ka postuar një foto ku shfaqej me nënën e saj, Topalli bën me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet private, për shkak edhe të situatës së shkaktuar nga pandemia.