Nga: Musa Kurtulaj
-Pas 22 viteve po ndodhe qe partitë politike te Kosovës harrojnë çlirimtaret e saj , harrojnë se liria e ka emrin UÇK, dhe janë lëshuar te ia hane kokën njeri tjetri ne luftën për një cope pushtet !!!! Çfarë mjerimi !!!!! –
Fushata elektorale ne Kosove për zgjedhjet e 14 shkurtit, është ne piken e saj kulmore ! Por ajo qe tërheqë vëmendjen është se, me përjashtim te PDK, asnjë force tjetër politike ne ketë fushate nuk i ka përmendur 7 luftëtarët e çlirimit te Kosovës, qe po mbahen te arrestuar nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata Speciale ne Hage ! 4 prej këtyre luftëtarëve, i përkasin nivelit te larte drejtues te ish-UÇK-se, si Hashim Thaçi, lideri politik i saj dhe me vone Kryeministër e President i Kosovës, Kadri Veseli, kuadër shume i rendesishem i saj, me vone Kryetar i Kuvendit te Kosovës dhe Kryetar i PDK-se, Jakup Krasniqi, zedhenes i saj dhe me vone Kryetar i Kuvendit te Kosovës si dhe Rexhep Selimi, një nder komandantet e rendesishem te saj, me vone me detyra te rëndësishme ne forcat e sigurisë se Kosovës dhe ne vijim deputet e Kryetar i Grupit Parlamentar te Vetëvendosjes ne Kuvendin e Kosovës !
Arrestimi i 7 luftëtarëve te çlirimit te Kosovës dhe ne veçanti i 4 prej njerëzve me te rendesishem te drejtimit e komandimit te saj, normalisht qe duhej te ishte kryefjala e fushatës elektorale ne Kosove për te gjitha forcat politike ! Këto duhej te kërkonin me zërin me te larte lirimin e tyre te menjëhershëm, sepse janë viktima te një mashtrimi te papare qe Beogradi arriti tu bënte faktorëve me te rendesishem ndërkombëtar nëpërmjet europarlamentarit zviceran, Dic Marty, me te ashtuquajturin raport për trafikim te organeve njerëzore robërve serbe ! Mbi ketë baze u kërkua nga faktori ndërkombëtar te ngriheshin Dhomat e Specializuara ne Hage, pra për hetimin e akuzave qe kishte paraqitur Dic Marty ne Asamblenë Parlamentare te Këshillit te Evropës ! Mirëpo. Dhe dihet historia se si Kuvendit te Kosovës ju imponua nga faktori ndërkombëtar te votonte për ngritjen Dhomave te Specializuara ne Hage !
Po çfarë rezultoi ? Nga publikimi i aktakuzave për 4 te arrestuarit kryesor te ish-UÇK-se, rezultoi se asnjë nga akuzat qe kishte bere Dic Marty nuk qëndronin ! Pra për tjetër gjë ishin ngritur Dhomat e Specializuara, dhe për tjetër gjë akuzohen te arrestuarit ! Si mundet atëherë te heshtet nga forcat politike te Kosovës gjate fushatës elektorale ndaj kësaj maskarade ?!!!!!!!!! Perse këto te mos bashkohen ne një zë, dhe ti kërkojnë faktorit ndërkombëtar qe, ashtu siç insistoi me çdo kusht te ngriheshin Dhomat e Specializuara, te deklaronte sot anulimin e tyre sepse nuk qëndron themeli për te cilin ishin ngritur ?!
Pikërisht kjo gjate kësaj fushate elektorale ne Kosove nuk po ndodhe ! Me përjashtim te PDK-se, asnjë force tjetër politike nuk po i përmend as Dhomat e Specializuara ne Hage dhe as te arrestuarit nga ana e tyre ! Si mund te heshtin Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj me partitë e tyre, te cilët kane qene nder komandantet e rendesishem te njësive te UÇK-se ?! Si mundet e heshtin Albin Kurti, i cili ka qene qe ne rininë e tij i angazhuar me lëvizjen për çlirimin e Kosovës, dhe i burgosur nga regjimi serb për ketë angazhim ?! Si mundet te heshtin Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit te Kosovës dhe Presidente ne Detyre e Kosovës ?! Si mundet te heshtin Isa Mustafa me LDK-ne, partine qe ka mjaft nevoje ta pasuroje historinë e saj me qëndrim dhe veprim aktiv për Kosovën ?!
Është e paimagjinueshme gjithë kjo heshtje !!!!! E për ketë, te paktën, nuk mund te fajësohen as Beogradi dhe as Aleksandër Vuçiçi ! UÇK-ja ka qene shkëndija e zjarrit te çlirimit te Kosovës nga okupimi shekullor serb ! Dhe kjo nuk ka ndodhur as 1000 vjet me pare, as 100 vjet me pare, por ka ndodhur ne vitet 1998 – 1999, pra 22 vite me pare ! Por ja qe ne Kosove, ndonëse te gjithë ecin mbi ketë trasenë e lirisë qe e ka emrin UÇK, e përbaltin ketë trase me harresën e tyre ndaj arkitekteve te saj ! Pas 22 viteve po ndodhe qe partitë politike te Kosovës harrojnë çlirimtaret e saj , harrojnë se liria e ka emrin UÇK, dhe janë lëshuar te ia hane kokën njeri tjetrit ne luftën për një cope pushtet !!!! Çfarë mjerimi !!!!! Kjo nuk është fushate elektorale, por poshtërsi elektorale ! Le te shpresojmë qe zgjedhësit ne Kosovës me 14 shkurt te mos bien ne ketë gracke, por te votojnë ne shumice ata qe mbrojnë, nderojnë dhe u janë mirënjohës çlirimtareve te Kosovës ! Le te shpresojmë…..!