Sulmuesi i Veleçikut nuk del në stërvitje, kërkon të shkojë te Laçi

0

Pregaditi: Bashkim Ramekaj

Veleçiku “ngec” në merkato. Edhe pse janë afruar Rodolf Popaj dhe Alsed Hoti, u ka ikur Denis Dyca. I rikthyer pak ditë më parë në Koplik, shkodrani nuk ka shkuar drejt firmës. Mesfushori ka vendosur që të largohet, duke i detyruar drejtuesit që të hidhen në kërkim për afrime të tjera. Domosdoshmëri ka sidomos për sulmues e sidomos pasi Brilant Hasaj ka kërkuar “divorcin” Ai nuk po duket në stërvitje prej ditësh, ndërsa duket se do të bëhet pjesë e Laçit në Kategorinë Superiore. Skuadra do të luajë një miqësore me Djelmëninë Shkodrane sot, e cila do të shfrytëzohet për të “peshkuar” ndonjë element me vlerë. Trajneri Ardi Rrustemaj është tejet i shqetësuar për mungesën e përforcimeve, ndërsa për gazetën shprehet: “Ekipi duhet të përforcohet me çdo kusht në këtë merkato, pasi në të kundërt do ta ketë shumë të vështirë realizimin e objektivit”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.