Preg: Gezim Vuçaj
Këtë vajzë të vogel nga Elbasani, nuk e kam njohur aso kohe. Për vet faktin se Elbasani dhe Shkodra nuk ishin afër.Më vonë kur kjo vajzë u rrit, u bë poete, tekstshkruese e këngëve të festivaleve, dhe gazetare, kam patur fatin ta njoh nga afër.E qeshur, me sy që i shkelqenin, një vajzë brilante, gazetare model.Më vonë, iku.Toka Italiane duket e priti me dashuri këtë mjeshtre të fjalës poetike dhe… pse jo mjaft suksesshem edhe në prozë.Kjo është Irma Kurti që njoha un.!Ja çfar thot Irma për
Irma Kurti, 3 vjeç, në Elbasan. Vitet kalojnë me një shpejtësi marramendëse dhe e ardhmja nuk duket më një vend i sigurt. Unë i kthej sytë shpesh tek e kaluara, tek kjo fotografi dhe qindra të tjera që prindërit më kanë lënë si thesarin më të madh. Ky vështrim paksa melankolik më ka shoqëruar gjithë jetën dhe gjithashtu dashuria për natyrën, parqet, lulet. Por këtu, unë nuk po mbaj në duar një tufë me lule, por gjithë botën, sepse jam e rrethuar nga dashuria më e madhe, ajo e prindërve, që nuk të braktis kurrë edhe kur ata nuk janë më në këtë jetë.
° Irma Kurti, a 3 anni, a Elbasan, Albania. Gli anni passano velocemente e il futuro non sembra più un luogo sicuro. Io rivolgo spesso lo sguardo verso il passato, su questa immagine e centinaia di altre che i miei genitori mi hanno lasciato come il più grande tesoro. Questo sguardo un po’ malinconico mi ha accompagnato per tutta la vita e anche il mio amore per la natura, i parchi, i fiori. Ma qui, non ho tra le mani un mazzo di fiori, ma il mondo intero, perché sono circondata dall’amore più grande, quello dei genitori, che non ci abbandona mai anche quando loro non sono più in questa vita.
Dy poezi nga Irama Kurti
NE..
Ne s’jetuam dot bashkë
Ne s’mundëm të jetonim bashkë
e patëm aq të vështirë!
S’jetuam dot as të ndarë,
këtë e vuajtëm shumëfish.
E dyzuar, e mpleksur mes lotësh,
mes brengës dhe lumturisë,
afërsia me ty më frikësonte
në largësi kuptoheshim më mirë.
Më habisnin ato që ndodhnin
faji mbetej gjithnjë tek unë,
druhesha të flisja, të pyesja
njerëzve u largohesha më shumë.
Ne s’mundëm të jetonim bashkë
e patëm aq të vështirë!
IRMA KURTI
Marrë ng libri: “Shihemi në një tjetër botë”,
botuar nga Onufri, 2002.
Si qënka Bota ?
Si ka qenë bota kur linda unë
kaq e egër, e pabesë, mizore,
njerëzit ishin indiferentë dhe
të ftohtë? I mbanin maskat si
sot, që virusin e hipokrizisë
mos ia ngjisnin të tjerëve dot?
Si ka qenë bota, kishte ligësi
nëpër shpirtra, buzëqeshje
false dhe kurthe pas shpine?
S’dua të të bëj shumë pyetje,
dhe të të lodh nënë, dua veç
të di: “Si i përballoje sulmet,
të linin pagjumë, të lodhnin
shumë; a doje të mbylleshe
brenda një shpelle me çelës,
nga ku të mos dilje përsëri,
të mos takoheshe me njerëz?
Thuamë, e shtrenjta nënë!
IRMA KURTI
Nga libri “Zëri yt tretet në erë”
Shtëpia Botuese, Ada 2020.