Vërtet duket disi paradoksale mungesa e një lulishtje në qytetin e Koplikut, në këtë qytet kryeqender e trevës M.Madhe. Kësaj bashkie ku më së shumti është në shtrirje me fusha dhe male, atje ku natyra ka falur me shumicë livadhe dhe pyje. Ndërkohë pikërisht këtu në qender të qytetit, falë një investimi të rilidnjes urbane, në vend qe të rritet sipërfaqja e munguar e parqeve dhe lulishteve edhe qendra e qytetit betonizohet duke krijuar një situatë aspak të favorshme për një minipark dhe lulishte. Në realitet dihet që çdo qytet ka një park ose thënë ndryshe një mushkëri të qytetit, kështu Kopliku është pa mushkëri. Madje në tërë sheshin e qytetit nuk gjendet një stol pushimi për të moshuarit apo fëmijët dhe për më tepër mungon dhe parku i lojrave për fëmijë, ndaj çuditërisht nuk duket shumë i qartë fakti se si është harruar një investim i tillë gjatë rikualifikimit të rilindjes urbane në qytetin e Koplikut.
Ndërkaq vlen të theksojmë faktin se edhe qendra e qytetit të Tuzit në Mal të Zi, është një qendër e vogël por me një park të admirueshem ku mbizotëron gjelbërimi dhe stolat e vendosur këto kohet e fundit nga komuna e Tuzit. Ky është realiteti midis dy qyteteve, njëri i betonizuar dhe tjetri i gjelberuar. Gjithsesi le të shpresojmë se bashkia M.Madhe do të ketë në planet dhe projektet e saj afatshkurtër dhe afatmesëm për të ndertuar një park në qytetin e Koplikut, të pakten si në Tuz.