80 milion euro për Hysajn , klubi anglez befason me ofertën e sotme

0

As Manchester United e as Bayern Munich. Arsenali i ka parakaluar të dy klubet e mësipërme në garën për të marrë shërbimet e Elseid Hysajt, mbrojtësit 24 vjeçar që është pjesë e Napolit dhe Kombëtares Shqiptare. Ditët e fundit emri i Hysajt është përfolur si një alternativë për klubin gjerman, por Napoli ka kërkuar menjëherë rinovimin e kontratës së mbrojtësit për ta çuar klauzolën e largimit të tij nga 50 në 100 milion euro.

Sipas sipas gazetës së njohur angleze “Mirror”, Arsenali ka vepruar më shpejt dhe ka ofruar plot 80 milion euro që të ketë shërbimet e mbrojtësit shqiptar në fund të sezonit. Përballë një oferte të tillë, menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi dhe Napoli janë dorëzuar dhe në ditët në vijim nuk përjashtohet mundësia që operacioni i transferimit të kryhet. /EDS/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.