Vlorë,Jozefina Topalli prezanton kandidatët nën melodinë e këngës labe

0

Prezatimi i kandidatëve të Lëvizja për Ndryshim u shoqërua nga një plot ngjyra dhe larmi si di Vlora dhe komuniteti çam! Grupi i polifonisë, gratë labe dhe çame të veshura me kostume popullore krijuan një larmi ngjyrash artistike dhe historike! Përveç prezantimit të kandidatëve shoqëria e polifonisë labe u duk sikur përcolli mesazhin e Ndryshimit në krejt Vlorën! Lista e Vlorës përveç emrave të zgjedhur të qytetarisë vlonjate, të familjeve të persekutuara nga regjimi komunist dhe të familjeve te mëdha çame me taban, spikasin kryesisht emra dhe individ që janë thellësisht të djathtë! Dashamir Tahiri si një nga figurat e spikatura të djathta dhe e respektuar e komunitetit çam kryeson listën e Vlorës! Ai është nipi Veli Gërës një nga delegatet e Çamërisë gjatë ngritjes së flamurit në 1912! Krenar Gjonzenelaj biznesmen në Itali i bashkohet Lëvizja për Ndryshim, duke u kthyer për të dhënë kontributin e tij në Shqipëri ! Ai vjen nga nje famije me rrënjë të thella intelektuale të persekutuarish! Arjana Demi vjen nga një familje patriotike me vlera dhe kontribute historike. Ajo është përfaqësuese në listë e Vlorës për qytetin e Sarandës! Si mision të saj Lëvizja për Ndryshim ka spostimin e klasës politike të korruptuar me në krye tri kryetarët e partive! Ky ndryshim do të vijë pikërisht nga përfaqësimi dinjitoz i listave të Lëvizja për Ndryshim dhe programit të saj për zhvillim!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.