Ul MUSHAK!..

0
Nga Lukë LukaMay be an image of 2 people
(Humor e sarkazem pa redaktim)
Sekretari i partise, shoku Daci, shoqnu prej kuadrove te katundit, erdhi ne logun ku do te zhvillohej mbledhja me popullin me teme: “Perparesia e sistemit socialist, mbi ate kapitalist”
Mbasi foli shkurt (ma se nji ore), korr e mos lidh mbi
luften kunder zakoneve prapanike e per anmiqte amerikane ,qe na kane hale ne sy e perpiqen te shkatrrojne ekonomine socialiste, ftoj pjesemarresit te diskutojne.
Diskutanti i pare; mbasi shau e shau me fjale qe nuk i permbane fjalori, imperialistet, i ikurajuem edhe prej kuadrove kryesore, ne fund, prej pijes e nostalgjise, e i mallngjyem per suksesin e fjales, shtoj: – “Amerikanet jane edhe rrenacake, ka disa vite qe na thone po vime, po vime, e nuk erdhen!?…
(Shoket e presidiumit mbeten shtang prej kesaj mbyllje diskutimi trondites, befasues, miklues, ngacmues e sugjestionues!)
Me dale prej kesaj situate, i kerkuen te flase Mushakut,militant e goje brilant, te cilit i vinte edhe pak era bersi (ndonese ora ishte 8 e nadjes)!
– Fol shoku Mushak, iu drejtu drejtuesi i mbledhjes.Trego per sukseset tona!
– Te na rrueni shoke te partise, filloi Mushaku! Rrofte Mao Ce Duni qe te mira na pruni…Tirana asht ba si Spaja e Durresit..Prej punes se grave dite e nate ( siç ka thane edhe shoku Pali, gra nikoqire), Dukagjini asht shtu e ba 30 bilimilion banore!
(Nderkohe nderhyne Daci)
– Jo more mushak,ul Mushak sado pak!…
– 20 bikiminilion atehere!
(Ul Mushak, nderhyne prap sekretari i partise)
– 10 milikimilion e nuk uli ma shoku Dac!..
E qeshuna tingelloj si muzike nga te gjithe katundaret e mençem ne fund te kesaj mbledje!
***
Ul Mushak, u ba shprehje e dites ,qe vazhdon edhe sot, kur çka po ndigjojme me veshe e çka po shohim me sy!?..
– Do hapim 300 mije vende pune!
. Ul Mushak
– Mjekesia vazhdon te jete falas!
. Ul Mushak
– Do rrisim rrogat e do dyfishojme pensionet!
. Ul Mushak
– Do lidhim Velipojen me ure me Ulqinin, kur ala nuk u lidh(7 km.)Rrjolli me Shengjinin!..
– Rraketa satelitore shqiptare do te sjelle lajme pertej globit e do i baje mire robit!..
– Jeta pa sensacion asht si femija pa biberon ndaj pritet qe ne Shqipni edhe UFO-t do te vine!(me marre eksperince)!
Ul Mushak…ul..ul..mush..ak.ak..ak…Puthnja doren mbretit,o milet, se rrenat i kane lezet…..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.